VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I HUDHRËS




                                                                              REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Në lidhje me strukturën varietore në Shqipëri ka shumë ekoitipe, të cilët janë të stabilizuara sipas zonave ekologjike dhe përdoren për prodhimin e hudhrës. Disa nga kultivarët më të përhapur të vendit janë: e Korçës, e Milotit, e Pukës, e Dhrovijanit, Mesidrom etj, të cilat janë kultivarë me tipare të stabilizuara dhe me vlera ekonomike për kultivuesit. Këto kultivarë janë të përshtatshëm për të prodhuar hudhra të njoma dhe të thata. Por, në Shqipëri janë futur edhe vazhdojnë të futen edhe kultivarë të huaj, të cilët ja vlen të testohen në prodhim.

REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË HUDHËR, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË SAJ:
Hudhra kërkon dritë. Prandaj, duhet të mbillet në ngastra të ekspozuara mirë ndaj diellit. Kur mungon drita dhe temperaturat janë më të ulta se 10-15°C, bimët mbeten jeshile dhe nuk formojnë bulba ose ato mbeten shumë të vogla.

Si bëhet përzgjedhja e materialit për mbjellje të hudhrës?
Hudhra mbillet me thelpinj. Thelpinjtë për mbjellje duhet të përzgjidhen me kujdes. Paraprakisht zgjidhen bimët me thelpinjtë më të mirë, të njëjtë dhe të pastër nga nematoda.

Mbjellja në fushë. Cilat afate mbjelljeje rekomandohen?
Hudhra si në zonën e ngrohtë ashtu dhe në atë të ftohtë, mund të mbillet në dy periudha të vitit, në vjeshtë dhe në pranverë. Mbjelljet e vjeshtës kanë dhënë rezultate më të mira.

  • Për zonën e ngrohtë, për prodhim të thatë, zakonisht mbillet nga fundi i shtatorit, deri në fillim të tetorit duke bërë të mundur që bimët të hyjnë në dimër me sistem rrënjor e gjethor të zhvilluar mirë. Për prodhim të hudhrës së njomë mbjellja bëhet qysh në fillim të muajit shtator.
  • Për zonën e ftohtë këshillohet që mbjellja e thelpinjëve të bëhet gjatë muajit Shkurt-Mars. Prodhimi vilet nga muaji Korrik dhe Gusht.

Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Mbjellja e thelpinjve të hudhrës bëhet me vija të hapura. Thelpinjtë vendosen në brazdën e hapur në thellësinë 3-5 cm, për zonën e ngrohtë dhe 5-7 cm, për zonën e ftohtë. Largësia e mbjelljes së thelpinjve në rresht është 10 cm, ndërsa rreshti nga rreshti është 20 cm duke siguruar rreth 50 mijë bimë për dynym. Mbjellja bëhet me lehe ose vllaja, duke lënë midis tyre rrugë kalimi dhe vija ujitëse dhe kulluese.

Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për hudhrën pas mbjelljes në fushë?

  • Ujitja: Meqenëse hudhra ka kërkesa për lagështi, kryhen disa ujitje gjatë periudhës bimore dhe sidomos, në kohën e formimit të bulbit. Në fazat e para, ujitja nuk është shumë e domosdoshme, mbasi vjeshta dhe pranvera kanë lagështi. Duhet të kujdesemi të ruajmë nivelin e lagështisë në tokë 60-80%. Ujitjet ndërpriten 2-3 javë para vjeljes.
  • Prashitjet: Gjatë periudhës bimore i bëjmë 3-4 prashitje të shoqëruara dhe me plehërim plotësues si nitrat amoni dhe sulfat potasi, 5-8 kg/dyn, në çdo dorë. Prashitjet kryhen me kujdes, mbasi mbjellja e dendur mund të dëmtojë bimët. 
    Në prashitjen e parë duhet treguar kujdes mbasi bima është e parrënjëzuar mirë dhe si rrjedhojë bëhet e cekët. Prashitjet e tjera kryhen më të thella, me qëllim që bimës t’i krijohet shtrat i shkrifët, për tu zhvilluar normalisht bulbi i saj. Prashitjet e kryera me cilësi, realizojnë dhe shkrifërimin e mirë të tokës, heqjen e barërave të këqija, përmbysjen e plehrave kimike, etj.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet dhe dëmtuesit e hudhrës, parandalimin dhe luftimin e tyre. 

Data e publikimit: 24/01/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
Informacioni shume i vlefshem

-Alfred


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË HUDHRËS

Si bëhet vjelja e hudhrës në varësi të qëllimit për të cilën e kemi mbjellë?

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E HUDHRËS NË FUSHË TË HAPUR

Pse përbëjnë problem sëmundjet?

Lexo më shumë

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e thelpinjve të hudhrës?

Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e thelpinjve të hudhrës duhet te kemi parasysh...

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të Hudhrës në fushë të hapur

Përse hudhra ka gjetur përhapje në vendin tonë?

Lexo më shumë