Teknologjia e kultivimit të Hudhrës në fushë të hapur




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Hudhra është ndër bimët e rëndësishme të familjes Liliaceae. Ajo megjithëse si sipërfaqe zë vend më të vogël sesa qepa dhe preshi, përsëri rëndësia e saj është e madhe në kuzhinën e përditshme.

Përse hudhra ka gjetur përhapje në vendin tonë?  Kjo sepse: 

  • Kjo bimë shërben si pikante dhe përmirësuese e shijes në përgatitjen e gjellërave të ndryshme.
  • Hudhra përdoret shumë në përgatitjen e turshive, sallatrave, etj.
  • Ajo konsumohet si e freskët ashtu edhe e thatë.
  • Konsumi i hurdhës, lidhet edhe me përdorimin e saj në mjeksinë popullore. Konsumimi në proporcione të caktuara ditore, shërben për kurimin e sëmundjeve të arteriosklerozës, ç'rregullimeve të tensionit të gjakut dhe të disa sëmundjeve të tjera të zemrës.

KUJDES! Të mirat që kemi nga konsumimi i hudhrës, janë të shumta. Por, ajo ka edhe disa të meta apo kundër-indikacione. Në veçanti, përpiquni të shmangni konsumimin e tepërt të hudhrës, pasi ajo mund të shkaktojë efekte anësore të papritura, si të përziera në bark dhe të vjella. Ndërkaq, ato që nuk duhet asesi ta hanë hudhrën, janë nënat e reja, të cilat ushqejnë fëmijë me gji. Kjo, sepse hudhra ka të ngjarë të ndryshojë shijen e qumështit dhe të shkaktojë siklet gastrointestinal tek foshnja.

Cilat janë kërkesat e hudhrës për klimën, tokën dhe parabimën?
Hudhra kërkon klimë të ngrohtë dhe të thatë, por ajo zhvillohet dhe përshtatet mirë dhe në temperatura të ulëta. Kjo cilësi e bën hudhrën të kultivohet me sukses në të gjithë zonat klimatike të vendit tonë.

  • Temperatura për mbirjen e thelpinjve është mbi 10°
  • Duron mirë temperaturat e ulta, deri në -2°C
  • Formimi i bulbit bëhet në temperaturat mbi 10-15°C
  • Ruajtja e bulbave, nuk duhet të bëhet në temperatura të larta mbi 20°C, mbasi këto bimë nuk formojnë bulba
  • Hudhra kërkon dritë, prandaj duhet të mbillet në ngastra të ekspozuara mirë ndaj diellit.

Kujtesë për kultivuesit e hudhrës!
Hudhra kërkon një lagështi tokësore rreth 60%, ndërsa lagështi ajrore rreth 65-70% 

Në cilat toka shkon më mirë hudhra ?
Hudhra kërkon toka me përbërje mekanike të lehtë, deri të mesme, të shkrifta, të thella, të drenuara dhe të pasura me lëndë ushqimore. Sipas praktikës shumëvjeçare, tokat e bardha dhe me kundrejtim nga Jugu japin prodhime të kënaqshme dhe të një cilësie të mirë.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë hudhrës ? 
Hudhra nuk duhet të mbillet mbas vetvetes dhe pas bimëve të të njëjtës familje (qepës, preshit, etj). Ajo mund të mbillet me sukses mbas të gjithë bimëve të tjera perimore dhe bimëve të arave. Në të njëjtën tokë hudhra, këshillohet të mbillet vetëm mbas 5-6 vjetësh.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë se si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e thelpinjve të hudhrës.

Data e publikimit: 02/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË HUDHRËS

Si bëhet vjelja e hudhrës në varësi të qëllimit për të cilën e kemi mbjellë?

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E HUDHRËS NË FUSHË TË HAPUR

Pse përbëjnë problem sëmundjet?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I HUDHRËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e thelpinjve të hudhrës?

Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e thelpinjve të hudhrës duhet te kemi parasysh...

Lexo më shumë