Bimët e preshit preken nga disa sëmundje e dëmtues si ndryshku, fusarioza, vrugu, mozaiku, miza e qepës, tenja, nematoda etj, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës. Më të përhapurat për kulturën e hudhrës janë ndryshku dhe nematoda.
Pse përbëjnë problem sëmundjet?
Ndryshku
Sëmundja shfaqet në pranverë. Fillimisht shfaqet në gjethe, me njolla, me ngjyrë ndryshku të verdhë. Gjethet e prekura rëndë zverdhen dhe thahen. Këtë sëmundje e favorizojnë reshjet, plehërimi i njëanshëm azotik dhe mungesa e kaliumit
REKOMANDIM! Të zbatohet me korrektësi qarkullimi bujqësor. Luftimi; trajtime me 1 % lëng bordolez.
Nematoda
Prek kryesisht kërcellin, i cili merr ngjyrë të zbehtë dhe trashet. Gjethet përdridhen dhe trashen, baza e kërcellit deformohet, trashet e çahet, zbutet dhe kalbet. Bimët e prekura ndalojnë zhvillimin dhe mbeten të vogla.
Masat:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen dhe Ruajtjen e Prodhimit të Hudhrës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Si bëhet vjelja e hudhrës në varësi të qëllimit për të cilën e kemi mbjellë?
Lexo më shumëCila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumëPër përgatitjen e tokës për mbjelljen e thelpinjve të hudhrës duhet te kemi parasysh...
Lexo më shumëPërse hudhra ka gjetur përhapje në vendin tonë?
Lexo më shumë