Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e thelpinjve të hudhrës?




Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e thelpinjve të hudhrës duhet te kemi parasysh këto specifika: 

Punimi i tokës
Meqenëse rrënjët e hudhrës nuk depërtojnë shumë në thellësi punimet e tokës bëhen në thellësinë 30-35 cm punimi i parë dhe 26-30 cm punimi i dytë. Punimi i dytë kryhet rreth dy javë para mbjelljes dhe shoqërohet me diskime, frezime, branime etj me qëllim që të sigurohet një shtrat sa më i mirë për mbjellje. Sipërfaqja e tokës duhet të jetë e niveluar mirë.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Për të siguruar kullim të përsosur gjë të cilën e kërkon hudhra, kanalet kulluese duhet të hapen thellë, nën nivelin e sistemit rrënjor.

Plehërimi i tokës
Hudhra parapëlqen toka të plehëruara mirë me pleh organik të kalbur mirë. Kjo mënyrë plehërimi rrit rendimentin e hudhrës në tërësi, sidomos të asaj të njomë në veçanti. Para punimit të dytë të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike.

Sasia dhe raporti i plehërimit 
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek hudhra? Për të marrë një ton prodhim të freskët të hudhrës, kërkohen: 5 kg azot lëndë aktive azot, (N), 1.5 kg fosfor (P2O5), 4 kg potas (K2O) në raport: 3.3 :1 :2.7.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i hudhrës. 

Data e publikimit: 09/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SPINAQIT TË ZELANDËS SË RE NË FUSHË TË HAPUR

Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË QEPËS ME QEPUJKË NË FUSHË TË HAPUR

Cilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GRURIT

Përse gruri meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të labotit në fushë të hapur

Përse laboti meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë