Tripsi është një insekt dëmtues i rrezikshëm i perimeve të serrave, në veçanti i domates, kastravecit dhe specit. Ka disa lloje të Tripsit, por Tripsi i Lules së Perëndimit (Frankliniella occidentalis) është më dëmtuesi nga të gjithë. Ai ka një madhësi prej 1-2 mm me ngjyrë të verdhë në kafe. Identifikimi i tij është shumë i vështirë dhe duhet të kryhet me ndihmën e lenteve zmadhuese dhe nga persona të specializuar.
Cikli i jetës së Tripsit ka pesë faza që përfshijnë: vezën, larvën, fazën prepupale, pupale dhe insekt i rritur. Temperaturat e ngrohta e shpejtojnë ciklet. Në temperaturën 25°C, cikli i zhvillimit nga vezë në insekt të rritur kryehet në vetëm 13 ditë. Femrat jetojnë deri në 30 ditë dhe prodhojnë dy deri në dhjetë vezë në ditë. Vezët vendosen në pjesët e butat ë indeve të luleve, gjetheve, kërcellit ose frutave. Në bimët e specit procesi i çeljes së vezëve lë shenja të vogla në gjethe dhe numri i tyre korrespondon me numrin e vezëve.
Faza e zhvillimit të larvës realizohet në gjethet e bimëve ku dhe ato ushqehen. Faza prepupale dhe ajo pupale realizohen zakonisht në tokë. Insektet e rritura fluturojnë me vështirësi dhe zakonisht e bëjnë atë për të kaluar nga një gjethe e bimës në tjetrën. Tripsi shpërndahet shumë shpejt nëpër serë. Tripsi mund të transportohet edhe nga era, lëvizjet e punëtorëve, bimët e infektuara etj.
DËMET QË SHKAKTON TRIPSI
Tripsi e dëmton bimën duke pickuar sipërfaqen e saj dhe duke përthithur përmbajtjen e qelizave. Kjo shkakton pika të bardha ose kafe në vendet ku qelizat e bimës janë shkatërruar nga ky pickim. Në bimët e kastravecit dhe domates tripsi dëmton fillimisht gjethet e poshtme. Në bimët e specit ai shfaqet kryesisht në gjethet e reja. Kur infeksioni është i rëndë ai redukton aftësinë e bimës për të kryer fotosintezën duke çuar kështu në ulje të prodhimit.
Kur tripsi është i vendosur në lule ai lë shenja në formë vijash ngjyrë argjendi në petale.
Dëmi në fruta varion nga lloji i bimës:
Në frutat e kastravecit tripsi shkakton deformim, përdredhje dhe vija të bardha.
Në frutat e domates krijon pika të vogla të bardha ose kafe.
Në frutat e specit krijon shirita ose pika në ngjyrë bronxi ose argjendi.
Tripsi mund të vendoset edhe në sepalet e frutit duke i bërë ato të ngrihen lart dhe të ekspozojnë frutin ndaj infeksioneve bakteriale.
Përveç dëmëve të mësipërme, Tripsi është edhe transmetues i virusit të rrezikshëm TSWV (tomato spotted wilt virus). Ky virus në varësi të kushteve të ndryshme mund të arrijë deri në frenim të plotë të bimës. Simptoma të tjera që ai shkakton përfshijnë përdredhje dhe ngjyrim bronxi të gjetheve, deformim të frutave, pjekje jo uniformë dhe krijim I njollave ne formë rrethi.
KONTROLLI TRIPSI NË PERIMET E SERËS
Në ditet e sotme është shumë e vështirë kontrolli ndaj tripsit si pasojë e rritjes së rezistenzës së tij ndaj pesticideve. Megjithatë, me anë të kombinimit të metodave të mëposhtëme mund të arrijmë rezultate shumë të mira.
Përdorimi i pesticideve të ndryshme si:
Është e rëndesishme përzierja e këtyre produkteve me materialin BIOSWEET i cili ndihmon në ekspozimin e tripsit gjatë spërkatjes. Gjithashtu bëni spërkatje gjatë mëngjesit ose pasdites vonë kur aktiviteti I tripsit është më i lartë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?
Lexo më shumëMënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj
Lexo më shumëVirusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.
Lexo më shumëKanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)
Lexo më shumë
cili preparat esht ma i mir me eleminu tripsin cilat jon kombinimet e ju lutem ma ktheni pergjigjen flm
-Mehdi