Kanceri bakterial (Cmm) në domate




Kanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm). Kjo sëmundje është shfaqur fillimisht në Amerikë në fillim të viteve 1900 dhe sot është e përhapur në të gjithë botën , përfshirë dhe vendin tonë.

Diagnostikimi i sëmundjes: 
Në fidan shfaqen njolla të vogla të errëta në gjethe dhe kërcell. Gjithashtu, mund të kemi shfaqjen e flluskave të vogla nëpër gjethe, të cilat po ashtu janë shenja të kësaj sëmundje.

Në bimë të rritura të mbjella në serrë gjethet fillojnë të zverdhen dhe në skajet e tyre shfaqen nekroza. Në përgjithësi ngjyra e tyre e gjelbërt fillon dhe i zbehet. Bimët e infektuara fillojnë të vyshken fillimisht nga gjethet e vjetra në pjesen e poshtëme dhe më pas kalon në pjesën e sipërme të bimës. Kjo vyshkje mund të jetë asimetrike, duke u shfaqur më shumë nga njëra anë e bimës, si dhe mund të jetë simetrike, ku vyshkja shfaqet në të dyja anët e bimës. Në momentin që gjethet vyshken plotësisht infeksioni përçohet në kërcell. 

Bimët e vjetra janë më pak të ndjeshme ndaj këtij bakteri. Kjo sëmundje ka tendencën të jetë më e rëndë në bimët e infektuara më herët se ato të infektuara më vonë. 

Në fruta shfaqen njolla të vogla të errëta të rrethuara me një kornizë të bardhë si në figurë. Infektimi i frutave bëhet kur bima vaditet nga sipër ose në mënyrë mekanike nga punëtorët gjatë vjeljes. Në qoftë se presim një frut të infektuar, ai ka filluar të marrë ngjyrë të verdhë në kafe. 

Zhvillimi i sëmundjes dhe transmetimi
Bakteri mund të jetojë në shumë ambjente përfshirë në tokë, mbeturinat e sezonit paraardhës, barërat e këqinj, dhe mjetet e punës. Bakteri mund të shpërndahet lehtësisht nga era dhe vaditja nga sipër e bimëve. 

Kanceri bakterial mund të mbijetojë deri në 5 vite në farat e infektuara. Në tokë ai mbijeton tre deri në katër javë, në mbeturinat e bimëve deri në dy vite, në sipërfaqjet e betonit dhe ato plastike deri në një muaj. Në kushte me ambjent të ftohtë dhe të thatë bakteri mbijeton më lehtë.

Kushtet që e favorizojnë zhvillimin e sëmundjes
Kanceri bakterial zhvillohet në temperatura të ngrohta 24°C deri në 32°C dhe në kushte lagështie të lartë. Sëmundja është më e ashpër gjatë verës sepse bima është më e stresuar nga vapa. 

Transmetimi  
Kanceri bakterial mund të transmetohet nëpërmjet vaditjes nga sipër të bimëve, nëpërmjet punëtorëve gjatë punës, veçanërisht gjatë heqjes së sqetullorëve sepse bakteri mund të depertojë në plagët e krijuara nga ky proçes.

KONTROLLI:

  • Përdorni vetëm fara të kontrolluara  ndaj kancerit bakterial.
  • Bëni dezenfektim ndërmjet dy sezoneve të mbjelljes;
  • Bëni qarkullim kulturash për të paktën dy vite pas shfaqjes së bakterit, me kultura që nuk preken nga kjo sëmundje;
  • Merrni masa sanitare të rrepta si përdorimi i dorezave për punetorët , dezenfektimi i duarëve dhe veglave të punës;
  • Largoni larg nga serra dhe eleminoni bimët e infektuara;
  • Bëni pastrim sa më të mirë të mbeturinave të sezonit paraardhës
  • Bëni trajtime me produkte me bazë bakri si masë parandaluese sepse luftimi i kësaj sëmundjeje në momentin që shfaqet është pothuajse i pamundur.

Data e publikimit: 01/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Ndikimi i bujqësisë urbane në benefitet sociale

Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?

Lexo më shumë

NJOLLAT BAKTERIALE NË DOMATET E SERRËS (Pseudomonas Syringae pv tomato)

Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj

Lexo më shumë

VIRUSI TSWV NË PERIMET E SERËS

Virusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.

Lexo më shumë

FLUTURA E BARDHË NË PERIMET E SERËS

Flutura e bardhë është një insekt shumë i rrezikshëm që sulmon perimet e serës

Lexo më shumë