VIRUSI TSWV NË PERIMET E SERËS




Virusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin. TSWV për herë të parë është shfaqur në Australi në vitin 1915. Ky virus i përket llojit Tosporoviruseve të familjes Bunyaviridae dhe si i tillë transmetimi bëhët nga lloje të ndryshme të Tripseve. Ndër llojet më kryesore janë ai i lules së perëndimit (Frankliniella occidentalis), tripsiiI qepës (Thrips tabacci) dhe tripsi I specit djegës (Scirtothrips dorsalis). 

SIMPTOMAT E VIRUSIT TSWV
Simptomat e këtij virusi variojnë kryesisht nga faktorë si:

  • Faza e rritjes së bimës
  • Mjedisi,
  • Kultivari

Virusi fillon të shfaqet në gjethet e reja duke formuar rrathë dhe njolla të zeza. Ato marrin ngjyrë bronxi në të purpurt dhe shfaqen të përdredhura. Bima në përgjithësi është e frenuar dhe merr një ngjyrë të zbehtë. Infeksioni mund të fillojë të shfaqet dhe në kërcell. Frutat e prodhuar krijojnë gunga. Në fazën e pjekjes krijojne rrathë dhe deformohen duke ulur në maksimun prodhimin.

IDENTIFIKIMI I VIRUSIT TSWV
Simptomat e TSWV janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera, kështu që identifikimi mund të bëhet i i vështirë duke u bazuar vetëm nga identifikimi i simptomave të mësipërme. Për një identifikim më të shpejtë, i cili do të ndihmonte edhe në marrjen e masave të shpejta dhe të sakta, rekomandohet kryerja e analizave në laborator.

TRANSMETIMI I VIRUSIT TSWV
Duke qenë se Virusi TSWV i përket llojit të Tospoviruseve, ai transmetohet nga bima-në-bimë me anë të llojeve të ndryshme të tripseve. 

KY VIRUS NUK TRANSMETOHET NGA FARA!

  • Tripsi është një insekt shumë i vogël me gjatësi 1-2 mm. Llojet kryesorë të tripseve që transmetojnë TSWV janë: 
  • Tripsi i  lules së perëndimit (Frankliniella occidentalis)
  • Tripsi i qepës (Thrips tabacci)
  • Tripsi i specit djegës (Scirtothrips dorsalis)

Virusi merret nga Tripsi kur ky i fundit është në fazën e larvës. Më pas ai e shpërndan atë kur ka plotësuar fazën e rritjes, përgjatë të gjithë ciklit të rritjes së tij, i cili varjon nga 30 deri në 45 ditë. 

TRIPSI NUK E TRANSMETON VIRUSIN TEK PASARDHËSIT E TIJ!
TSWV ka një numër të lartë bartësish, por vetëm ato që i mundësojnë tripsit kompletimin e ciklit të plotë të jetës luajnë rol në transmetimin e këtij virusi. Këtu përfshihen, domatja, speci, sallata, radikio, batha dhe disa lloje barërash të këqinj.

KLIMA E NGROHTË ËSHTË FAVORIZUESE E KËTIJ VIRUSI!
KONTROLLI I VIRUSIT TSWV

  • Përdorimi i varieteteve rezistente ndaj TSWV
  • Përdorni fidanë të pastër nga TSWV dhe nga tripsi
  • Shmangni mbjelljet pranë serrave të infektuara me TSWV
  • Menaxhoni tripsin
  • Sanitarizim maksimal (pastrim i mbeturinave dhe barërave të këqinj)
  • Përdorimi i rrjetave anti-insekt
  • Qarkullimi i kulturave

Data e publikimit: 01/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Ndikimi i bujqësisë urbane në benefitet sociale

Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?

Lexo më shumë

NJOLLAT BAKTERIALE NË DOMATET E SERRËS (Pseudomonas Syringae pv tomato)

Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj

Lexo më shumë

Kanceri bakterial (Cmm) në domate

Kanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)

Lexo më shumë

FLUTURA E BARDHË NË PERIMET E SERËS

Flutura e bardhë është një insekt shumë i rrezikshëm që sulmon perimet e serës

Lexo më shumë