Njollat bakteriale është një sëmundje që shkaktohet nga bakteri Pseudomonas syringae pv.dhe prek domatet e kultivuara në serrë. Ajo është e përhapur në të gjithë botën dhe ka një rrezikshmëri shumë të lartë për fermerët, sepse nga momenti që shfaqet është pothuajse e pamundur të luftohet. Kjo sëmundje redukton prodhimin, sidomos kur shfaqet në fazat e para të rritjes së bimës. Gjithashtu, kjo sëmundje ndikon në uljen e cilësisë kur prek frutin e domates duke e bërë atë të patregtueshëm.
SIMPTOMAT
Duke qenë se shënjat e mësipërme ngjasojnë shumë edhe me sëmundje të tjera, diagnostikimi në laborator është i nevojshëm për përcaktimin e saktë të sëmundjes.
ZHVILLIMI DHE TRANSMETIMI I NJOLLAVE BAKTERIALE NË DOMATET E SERRËS
Njollat bakteriale shkaktohen nga bakteri Pseudomonas Syringae pv. Ky bakter transmetohet nga farat dhe fidanët e kontaminuar. Kushtet më të favorshme për zhvillimin e këtij bakteri janë temperaturat 18-23 gradë celcius dhe lagështia e lartë. Transmetimi I tij mund të bëhet nga vaditjet siper bimëve, duart e punëtorëve , veglat e punës etj. Ky bakter mund të mbijetojë gjatë gjithë dimrit në mbetjet e bimëve të sezonit të mëparshem ose në pjesë të ndryshme të serës.
KONTROLLI
Në momentin që bimët preken nga kjo sëmundje nuk ka asnjë mënyrë luftimi kundër saj. Edhe në rastet kur ndërhyhet me prerjen e gjetheve të infektuara, më shumë i japim zhvillim sëmundjes, sesa e ngadalsojmë atë. Në këto raste, ndërhyrja e vetme që mund të bëjmë është të shkulim plotësisht bimët e prekura dhe të mundohemi të shpëtojmë bimët dhe frutat e paprekur. Frutat e prekur nga kjo sëmundje nuk duhet të konsumohen.
Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj, i cili përfshin masat:
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?
Lexo më shumëVirusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.
Lexo më shumëKanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)
Lexo më shumëFlutura e bardhë është një insekt shumë i rrezikshëm që sulmon perimet e serës
Lexo më shumë