Cilat janë teknikat e shartimit të domates?




                                                                               REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës

Cilat janë teknikat e shartimit të domates?
Ekzistojnë një larmishmëri metodash për të shartuar bimën e domates. Mëposhtë janë paraqitur tre metodat më të përdorura.

Teknika me afrim 
Kjo teknikë bëhet duke prerë pjesët e kundërta të bimës së domates dhe nënshartesës si në figurë. Më pas, bimët kapen me një kapëse. Në momentin kur bima është shëruar, pritet rrënja e bimës dhe koka e nënshartesës.

Shartimi me prerje në majë
Shartimi me prerje në majë kryhet kur bimët janë pak më të mëdha, me një prerje në formë V që bëhet në kërcellin e nënshartesës. Bima e domates pritet në formë maje dhe vendoset në hapsirën e nënshartesës. Më pas kapen me kapëse shartimi. Kapësja hiqet mbas 7-10 ditëve. Për më shumë shikoni foton ilustruese. 

Shartimi japonez
Bëhet një prerje diagonale tek nënshartesa mbi gjethet e kotolidonit. Gjithashtu, bëhet përsëri një prerje diagonal në bimën e domates dhe pjesa e sipërme e saj vendoset mbi nënshartesë dhe kapen me kapëse tub 1.8-2 mm. Për më shumë shikoni foton ilustruese. Për të treja metodat është e rëndësishme që bima e sapo shartuar të vendoset në një ambient me hije, lagështi të lartë dhe temperaturë 23-26°C për një afat kohor 3-7 ditë në varësi të metodës. Në këtë mënyrë sigurohet që shartimi është kryer me sukses.

Data e publikimit: 17/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Ndikimi i bujqësisë urbane në benefitet sociale

Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?

Lexo më shumë

NJOLLAT BAKTERIALE NË DOMATET E SERRËS (Pseudomonas Syringae pv tomato)

Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj

Lexo më shumë

VIRUSI TSWV NË PERIMET E SERËS

Virusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.

Lexo më shumë

Kanceri bakterial (Cmm) në domate

Kanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)

Lexo më shumë