Virusi Tomato Brown Rugose Fruit Virus (ToBRFV)




Virusi ToBRFV është shfaqur kohët e fundit në bujqësi dhe prek kryesisht domaten. Ai paraqet rrezikshmëri shumë të lartë për fermerët sepse njihet pak dhe mënyrat e luftimit akoma nuk janë konsoliduar. Megjithëse kompanitë e prodhimit të farave kanë filluar të prodhojnë variete tolerante ToBRFV, akoma në treg mungojnë varietet rezistente ndaj tij. Pasojat e këtij virusi janë shumë të rënda, pasi i gjithë prodhimi bëhet i patregtueshëm. 

Ky virus është shfaqur rreth viteve 2014-2015 në Jordani dhe Izrael, dhe që nga ajo kohë është përhapur me shpejtësi në Azi, Afrikë dhe Europë. Në vendin tonë, u shfaq dy vite më parë, dhe masivisht në vjeshtën e vitit 2020. 

TRANSMETIMI
Duke qënë pjesë e familjes së TOBAMO VIRUSEVE, ky virus është shumë i qëndrueshëm dhe transmetohet shumë lehtë në mënyrë mekanike, si nëpërmjet duarve të punëtorëve, rrobave, veglave të punës dhe qarkullimit të ujit, në rastet e serave hidroponike. Tobamoviruset mund të mbijetojnë në ambalazhe, tokë, mbetje bimësh, paleta dhe vegla pune për muaj me rradhë, pa humbur forcën virusale. Ky virus nuk ka një vektor natyral për tu transmetuar, por mendohet që çdo insekt  që lëviz nga një serrë e infektuar në një të pastër e transmeton lehtësisht atë. Po e njëjta ndodhi ndodh edhe me zogjtë. 

SIMPTOMAT
Simptomat e ToBRFV shfaqen në gjethet e bimës, si dhe në fruta. Në gjethe, këto shenja mund t’i shohim në majën rritëse të bimës së domates në formën e rrudhosjes së gjethes, ngushtim i majës së gjethes dhe deformim i saj. Ato fillojnë të vyshken, duke çuar deri në tharjen e plotë të bimës, siç mund ta shohim në foton e mëposhtme. 

Në fruta shfaqen njolla të verdha dhe pjekje jo uniform. Në frutat e papjekur, shfaqen njolla të errëta rrethore. Gjithashtu numri i frutave për kat, reduktohet. 

IDENTIFIKIMI
Vëzhgimi visual i shenjave të mësipërme, është një mënyrë e mirë identifikimi, megjithëse disa variete, në kushtë të veçanta, nuk shfaqin simptoma. Infeksioni mund të jetë present, pa i shfaqur ato, deri në momentin që prodhimi bëhet gati për tregtim. 

Një mënyrë tjetër, identifikimi i virusit mund të bëhet me anë të analizave laboratorike. 

KONTROLLI

Për momentin e vetmja metodë luftimi është parandalimi, me anë të marrjes së masave të rrepta të higjenizimit dhe desefektimit. Duke qënë se është vërtetuar që ToBRFV transmetohet në mënyrë mekanike, higjenizimi dhe dezinfektimi marrin rëndësi shumë të madhe në parandalimin e këtij virusi.

Masat e kontrollit janë:

  • Nxjerrja jashtë serrë e të gjithë bimëve nga zonat e infektuara;
  • Pastrimi nga mbetjet e sezonit paraardhës;
  • Desefktim i mjeteve të punës, dorezave, rrobave etj;
  • Solarizimi i tokës çdo fund sezoni;
  • Pakësimi i hyrje-daljeve të panevojshme në serrë;
  • Krijimi i vaskavedesefektuese për këmbët në hyrje të serrës;
  • Paisja me përparse, doreza, e kapuç për punëtorët që punojnë në serrë;
  • Përdorni variete tolerante ose rezistente ndaj ToBRFV.

Data e publikimit: 30/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Ndikimi i bujqësisë urbane në benefitet sociale

Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?

Lexo më shumë

NJOLLAT BAKTERIALE NË DOMATET E SERRËS (Pseudomonas Syringae pv tomato)

Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj

Lexo më shumë

VIRUSI TSWV NË PERIMET E SERËS

Virusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.

Lexo më shumë

Kanceri bakterial (Cmm) në domate

Kanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)

Lexo më shumë