Tuta absoluta është sot një nga insektet më dëmtuese të domateve të serës. Ajo ushqehet me bimët e familjes solanaceous si patëllxhani, speci dhe patatja, por domatja është kultura që ajo dëmton më shumë. Gjithashtu bartës të saj janë edhe disa lloje barërash të këqinj.
Për herë të parë ajo është shfaqur në Amerikën e Jugut në vitin 1917. Ndërsa në vitin 2007 ajo është shfaqur në Evropë, konkretisht në Spanjë. Që nga ky vit, Tuta Absoluta është bëre shumë aktive në të gjithë kontinentin Evropian dhe kryesisht në vendet e mesdheut të cilat kanë klimë më të favorshme për zhvillimin e saj.
Karakteristikat dhe cikli i jetës:
Dëmet që shkakton Tuta Absoluta:
Tuta absoluta kryesisht vepron në gjethet e domates duke krijuar në të tunele, por ajo gjithashtu gjendet edhe në kërcell në sepalet e frutave dhe në fruta. Ajo i sulmon frutat në fazën e larvës kur ato janë në ngjyrë jeshile. Kur popullata e tuta Absoluta është e lartë ajo mund të cojë në vyshkje të plotë të gjetheve dhe dëmet që shkakton në frut shërbejnë për sëmundje të tjera kërpudhore që të depërtojnë në brendësi të frutit duke çuar në kalbjen e tij para ose pas vjeljes.
Kontrolli i Tuta Absoluta:
Kontrolli i Tuta Absoluta është i vështirë duke patur parasysh një riprodhimtari shumë të lartë dhe cikël shumë të shkurtër të krijimit të një gjenerate nga ana e këtij insekti. Ajo ka aftësinë të krijojë rezistencë ndaj insekticideve që mund të përdoren për ta luftuar atë, sidomos kur përdoret një lloj produkti kimik për një kohë të gjatë. Për këto arsye rekomandohet një program i kombinuar si mëposhtë:
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?
Lexo më shumëMënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj
Lexo më shumëVirusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.
Lexo më shumëKanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)
Lexo më shumë