Vitet e fundit Shqipëria është bërë vend faktor në eksportin e perimeve ne Evropë. Duke qenë se domatja është kultura kryesore që eksportohet, më poshtë do të paraqesim instruktime për përgatitjen sa më të mirë të saj për eksport.
Fazat kryesore të përgatitjes së domates për eksport janë:
PRODHIMI I DOMATES PËR EKSPORT
Në momentin që vendosim të prodhojmë për eksport është e rëndësishme zgjedhja e varietetit më të përshtatshëm. Ky moment kushtëzon mënyrën e rritjes dhe trajtimeve të nevojshme të bimës. Sipas orientimeve të eksportuesve fermeri zgjedh varietetin duke pasur parasysh madhësinë e frutit, formën, intesitetin e ngjyrës, fortësinë, prodhimin me një frut apo me veshul etj.
Gjatë prodhimit fermeri duhet të ketë shumë kujdes në përdorimin e pesticideve për luftimin e sëmundjeve të ndryshme, në mënyre që të mos krijojë mbetje në momentin e vjeljes. Për këtë duhen respektuar me rigorozitet karencat e produkteve kimike. Gjithashtu, përdorimi i plehërave ushqyes duhet të jetë në përshtatje me fazat e rritjes së bimës që të kemi një prodhim sa më cilësor.
Në konsideratë duhet të merren edhe kushtet atmosferike ekstreme të cilat shkaktojnë deformime të frutit duke e bërë atë jo të përshtatshëm për eksport. Duhet të eleminohet përdorimi i hormoneve të ndryshëm, veçanërisht atij të lidhjes së frutit dhe atij të pjekjes, të cilët ulin shumë cilësinë e produktit final.
VJELJA E DOMATES PËR EKSPORT
Vjelja është një proçes shumë i rëndësishëm për përgatitjen e domates për eksport. Ajo duhet kryer nga punëtorë që kanë eksperiencë në vjelje. Frutat duhen këputur me kujdes sepse edhe gërvishtja më e vogël që mund ti krijohet frutit, kthehet në njolla kafe ose të zeza përgjatë kohës që duhet deri në daljen në treg. Gjithashtu, këto dëmtime krijojnë mundësi për hyrjen e organizmave dëmtues në frut.
Lidhur me ngjyrën e vjeljes ajo varion nga distanca e tregut, të cilit i drejtohet prodhimi. Domatja duhet të vilet vetëm pasi të kenë përfunduar plotësisht proceset e rritjes së frutit, të formimit të farave dhe të ketë filluar pjekja nga brënda, panvarësisht se ngjyra e jashtme është akoma jeshile. Kjo fazë njihet si maturimi jeshil. Domatet e vjelura përpara kësaj faze krijojnë vyshkje në momentin kur dalin në treg.
Gjithmonë e më shumë preferohet dhe rekomandohet vjelja e domates me sepal (calyx), sepse është provuar që ndihmon shumë në ruajtjen e freskisë së frutit pas vjeljes. KUJDES! Mos vilni fruta të prekur nga sëmundje apo infeksione të ndryshme.
SELEKSIONIMI I DOMATES PËR EKSPORT
Ky proçes i rëndësishëm për përgatitjen e domates për eksport realizohet kryesisht në qëndrat e grumbullimit dhe eksportit.
Hapi i parë që kryhet në momentin e mbërritjes së produktit në këto qëndra është larja e tij.
Hapi i dytë është seleksionim e tij, i cili përfshin eleminimin e frutave me defekte , standartizimin sipas ngjyres , formës dhe madhësisë.
Hapi i tretë është standartizimi sipas madhësisë. Standartizimi nuk aplikohet për domatet me veshul.
Pas këtij procesi domatet për eksport ndahen në tre kategori:
Klasi Ekstra – Cilësia e këtij klasi është maksimale përsa i përket uniformitetit, ngjyrës, formës dhe mungesës së njollave apo dëmtimeve. Nga sasia totale e klasifikuar si Ekstra Klas tolerohet 5%. Kjo sasi prej 5% të paktën duhet të plotesojë kriteret e Klasit te parë. Klasi i parë – Cilësia e këtij klasi është më e mira, uniformë në ngjyrë dhe formë, pa çarje dhe njolla. Në këtë klas tolerohen defekte të lehta në formë, lëkurë dhe në ngjyrë. Nga sasia totale e klasifikuar si “Klasi i parë” tolerohet 10% e klasit pasardhës. Kjo sasi prej 10% të paktën duhet të plotesojë kriteret e Klasit të dytë. Klasi i dytë – Këtu përfshihet produkti që nuk klasifikohet dot në dy kategoritë e mësipërme por që përmbush kërkesat minimale të cilësisë, pra nuk është i deformuar, nuk paraqet dëmtime teknike ose prekje nga sëmundjet dhe ka ngjyrë të pranueshme.
AMBALAZHIMI DHE ETIKETIMI I DOMATES PËR EKSPORT
Ambalazhimii domateve duhet të realizohet në mënyrë të tillë që ajo te ruhet sa me mirë. Ambalazhet duhet të jenë të reja, të pastra dhe të një cilësie të tillë që të mos shkaktojnë dëmtim të brëndshëm apo të jashtëm të frutave. Gjithashtu duhet të jenë rezistente gjatë transportit dhe ruajtjes.
Etiketimi duhet të përmbajë këto informacione:
Kodi | Madhësia e diametrit në mm |
0 | ≤ 20 |
1 | > 20 ≤ 25 |
2 | > 25 ≤ 30 |
3 | > 30 ≤ 35 |
4 | > 35 ≤ 40 |
5 | > 40 ≤ 47 |
6 | > 47 ≤ 57 |
7 | > 57 ≤ 67 |
8 | > 67 ≤ 82 |
9 | > 82 ≤ 102 |
10 | > 102 |
PËRGATITJA E DOKUMENTACIONIT
Dokumentat bazë për eksportin e domates (përvec rasteve kur në vënde të caktuara mund të ketë kërkesa specifike për dokumentacionin) janë si mëposhtë:
1. Fatura, e cila duhet të përmbajë:
2. Certifikata fitosanitare e cila lëshohet nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe vërteton inspektimin e kryer nga autoriteti, që produkti është i trajtuar dhe është i pastër nga sëmundjet.
3. Certifikata e origjinës ose dokumenti EUR1, të cilet vërtetojnë origjinën e produktit.
4. PL (Pacing list) është një dokument që jep informacion për produktin e ngarkuar dhe detajet e paketimit. Në përgjithësi ky dokument duhet të përmbajë informacionet e mëposhtme:
5. CMR është një dokument që në bazë të termave të dërgesës, plotësohet nga kompania transportuese ose eksportuesi. Aty specifikohet mënyra e transportit, temperatura, lagështia dhe nivelet e CO2 në bazë të tipit të transportit, si dhe të dhënat e kompanive dhe të produktit që po transportohet.
6. Siguracioni i mallit, në bazë të termave të transportit, ky dokument sigurohet nga blerësi ose shitësi.
TRANSPORTI I DOMATES PËR EKSPORT
Transportimi i domates duhet të realizohet në kamionë me temperaturë të kontrolluar. Ngarkesa duhet të bëhet në mënyre të tillë që hapsira të shfrytëzohet në maksimum por pa dëmtuar produktin. Është e rëndësishme të sigurohet ajrosje e mirë në të gjithë ngarkesën. Temperatura duhet mbajtur 12°C dhe lageshtia në nivelet 85-90%.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi bimën e domates së serrës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?
Lexo më shumëMënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj
Lexo më shumëVirusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.
Lexo më shumëKanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)
Lexo më shumë