KRASITJA PRODHUESE TEK KAJSIA




Është operacioni që kryhet në pemë pas hyrjes së saj në prodhim. Nëpërmjet krasitjes prodhuese, krasitësi ndërhyn me qëllim që t'i siguroje bimës një korrelacion (ekuilibër) sa më të drejtë ndërmjet rritjes vegjetative dhe asaj prodhuese.
Krasitja prodhuese në bimët e kajsisë, si në të gjithë pemët e tjera, ndahet në: 

  • Krasitja dimërore
  • Krasitja verore

Krasitja prodhuese dimërore

  • Gjatë krasitjeve dimërore synohet qe kurora të mbahet në formë e duhur  (palmetë, kupore dhe kordon).
  • Në pemët e reja, gjatë krasitjeve dimërore, prerjet duhet të jene sa më të lehta, sepse kurora është e rrallë dhe vitet e para synohet në fuqizimin e bimës (mbushjen me degë e gjethe).
  • Në pemët e reja, gjatë krasitjes, ruani dhe mos hiqni degët e reja të përziera sepse ato janë degët prodhuese.
  • Krasitja tek kajsia asnjëherë nuk duhet të jetë e rëndë, mjafton bimës t’i krijohet një kurorë e tillë që të lejojë ajrosjen dhe ndriçimin e mirë të saj.

Mbani parasysh! Në bimët e rritura dhe të moshuara lulet, në përgjithësi, diferencohen në lastarë që dalin në majat rritëse të degëve, pra vihet re largimi i lulëzimit në periferi të kurorës. Për të afruar lulëzimin sa më afër bazës së bimës dhe diferencimi i sythave lulorë të jetë sa më në uniformë në bimë  në disa degë kryesore dhe në pozicione të ndryshme mund të realizohen disa unazime.

Unazimi bëhet, me thika te mprehura mirë, duke hequr lëkurën në gjerësinë 1-1.5 cm rreth e qark degëve. Ky operacion nxit shpërthimin e lastarëve të rinj, poshtë unazës, dhe kështu bëhet veshja e kurorës me degë të reja prodhuese dhe rinovimi i kurorës. Rinovimi bëhet i pjesshëm (20 -25% e degëve kryesore) dhe brenda 4 – 5 vjet realizohet rinovimi i plotë i kurorës. 

 Këshilla për krasitjen tek kajsia 

  • Në pemët e vjetra rrallohen degëzat e përziera njëvjeçare;
  • Degëzat e shkurtra frutore (buketore) duhet të rrallohen shumë rrallë, vetëm nëse ato janë të dendura;
  • Rrallohen pjesërisht degëzat që hijezojnë njëra tjetrën;
  • Hiqen plotësisht degët e vjetra apo të thyera dhe të sëmura;
  • Thithakët zakonisht hiqen plotësisht, por nëse ndonjë degë skeletore është dëmtuar, atëherë ndonjëri shkurtohet ne 6-7 sythe për të formuar degën e ardhshme, etj.

Krasitja verore tek kajsia
Me anë të kësaj ndërhyrje krasitësi duhet të synojë në heqjen e  lastarëve të tepërt sa më shpejt për të krijuar  plagë sa më të vogla në bimë. Ndërhyrja e shpejtë ndikon në shërimin e shpejtë të plagëve dhe uljen e mundësisë së infeksioneve nga sëmundjet e ndryshme kërpudhore (gomoza).

Gjatë vegjetacionit bëhen rrallimet e  lastarëve që kanë dale në pozicione të gabuara si thithakët dhe lastarët e drejtë. Lihet ndonjëri lastar në ato raste kur mendohet për rigjenerimin e kurorës. 

Rrallimi i frutave. Me anë të këtij operacioni ju do të merrni një prodhim më të lartë e cilësor. Rrallimi i frutave kryhet në fazën kur kokrrat kanë arritur madhësinë e lajthisë. Nëse ky proces kryhet më vonë atëherë rezultatet në prodhim e cilësi nuk do të jenë në nivelin e duhur. 

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike tek kajsia

Data e publikimit: 21/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Vjelja e prodhimit tek kajsia

Frutat duhet të jenë në pjekjen për konsum, d.m.th. frutat të kenë marre pjekurinë, ngjyrën dhe shijen e duhur.

Lexo më shumë

Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit tek kajsia

Mbi sëmundjet dhe dëmtuesit kryesorë si dhe trajtimi i tyre tek kajsia

Lexo më shumë

SHËRBIMET AGROTEKNIKE TEK KAJSIA

Disa nga shërbimet kryesore agroteknike tek kajsia janë: janë punimi i tokës, ujitja, plehërimi, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj.

Lexo më shumë

FORMAT E KULTIVIMIT TEK KAJSIA

Në zonat fushore rekomandohen të dyja format e kultivimit. Ndërsa në zonat kodrinore preferohet ajo e formës kupore.

Lexo më shumë