Disa nga shërbimet kryesore agroteknike tek kajsia janë: janë punimi i tokës, ujitja, plehërimi, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj.
Punimi i tokës, ujitja dhe plehërimi
Punimi: Mbajtja e shkrifet e sipërfaqes së tokës, ndikon në ajrosjen e sistemit rrënjor dhe ruajtjen e vlagës. Në zonat kodrinore nuk këshillohet të bëhet punimi i thellë i tokës. Ai bëhet në thellësinë 15-18 cm dhe në mesin e rreshtave. Në pamundësi që të kryhet kjo masë agroteknike, toka mund të lihet pa u punuar, por me kusht që barishtet e këqija të eliminohen me anë të herbicideve.
Ujitja te kajsia nuk rekomandohet të bëhet para vjeljes së prodhimit. Kjo për arsye se uji prish një serë përbërësish kimike të frutave, rrjedhimisht shijen dhe vlerat përpunuese të tyre. Në vite të thata ujitja është efektive nëse ajo bëhet në fazën e rritjes intensive të frutave. Këshillohen ujitje rreth 2 herë ose 2000 m3 ujë për ha kryesisht pas vjeljes së prodhimit ose gjatë verës në një interval rreth një muaj. Kjo masë ndikon në diferencimin e sythave frutore për vitin e ardhshëm.
Plehërimi. Në lidhje me kërkesat për elementët ushqimore, kajsia ka kërkesa të veçanta për azotin dhe potasin. Për ti plotësuar sa më mirë kërkesat e kësaj bimë me këto elementë, puna fillon me plehërimin bazë. Plehërimi organik rekomandohet një herë në 3 - 4 vjet me 600-800 kv/ha plehra organike, të cilat përmbysen në tokë gjatë punimit përgatitor të tokës.
Është llogaritur që për 100 kv/ha prodhim duhet rreth 100 kg lëndë aktive plehra azotike. Shpërndarja e plehrave azotike bëhet në këto momente: para lulëzimit; pas vjeljes së frutave dhe në vjeshtë (ndihmon në diferencimin e sythave frutorë për vitin e ardhshëm).
Gjithashtu në periudhën e vjeshtës rekomandohen të hidhen rreth 35-50 kg l.a/ha plehra fosforike, dhe 150-200 kg l.a/ha plehra potasike.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Mbrojtjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit tek kajsia
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Frutat duhet të jenë në pjekjen për konsum, d.m.th. frutat të kenë marre pjekurinë, ngjyrën dhe shijen e duhur.
Lexo më shumëMbi sëmundjet dhe dëmtuesit kryesorë si dhe trajtimi i tyre tek kajsia
Lexo më shumëËshtë operacioni që kryhet në pemë pas hyrjes së saj në prodhim. Nëpërmjet krasitjes prodhuese, krasitësi ndërhyn me qëllim që t'i siguroje bimës një korrelacion (ekuilibër) sa më të drejtë ndërmjet rritjes vegjetative dhe asaj prodhuese.
Lexo më shumëNë zonat fushore rekomandohen të dyja format e kultivimit. Ndërsa në zonat kodrinore preferohet ajo e formës kupore.
Lexo më shumë