Si në shumë vende të botës edhe në vendin tonë kajsia ka gjetur përhapje sepse:
KËRKESAT PËR KLIMËN DHE TOKËN
Kërkesat për temperaturën: Kajsia i duron temperaturat e ulëta.
Kjo bimë që të frutifikojë duhet të kalojë periudhën (stadin) e jarovizimit (shuma për temperatura të ulëta nën + 7°C). Kjo periudhe është e ndryshme për kultivarë të ndryshëm dhe varion nga 250 – 1000 orë (me temperaturë nën + 7°C.)
Pse është e rëndësishme njohja e stadit të jarovizimit?
Nëse bima nuk e kalon këtë shumë orësh me këto temperatura atëherë procesi i diferencimit të luleve është shumë i ulët. Ky është edhe shkaku pse kultivarë me origjinë kontinentale nuk shkojnë në vende me klimë të ngrohtë siç është zona bregdetare e Shqipërisë.
Kërkesat për tokën
Në përgjithësi kajsia nuk pëlqen toka të ngjeshura, argjilore të rënda, me shumë gëlqere dhe të papërshkueshme nga uji. Kjo bimë e jep prodhimin e saj maksimal vetëm në toka të thella, të ajrosura dhe të kulluara mirë (ose më mirë të drenazhuara). Përmbajtjen e kalciumit në tokë e duron deri në 12 – 14%.
Sistemi rrënjor e ndjen tepricën e lagështirës në tokë dhe teprica e lagështirës favorizon zhvillimin e sëmundjes së kalbëzimit të frutave, vurgjeve dhe sëmundjeve virusale. prandaj kjo bimë pëlqen më shumë tokat kodrinore dhe të kulluara mirë.
Këshillë! Shmangni zonat me lagështi të lartë ajrore si dhe tokat me lagështi të madhe e ujërat nëntokësorë të cekëta.
Fazat e zhvillimit të kajsisë: Ashtu si shumica e pemëve frutore, te kajsia dallohen qartë 8 faza zhvillimi:
Për secilën fazë, bima ka kërkesa të veçanta për sa i përket kushteve klimatike si dhe specifika në nivelin e kryerjes së shërbimeve agroteknike.
Varietetet kryesore që kultivohen në vendin tonë
Te kajsia ekzistojnë rreth 300 lloje kultivarësh/varietetesh. Sipas formës dhe origjinës se varieteteve kajsitë klasifikohen ne 3 grupime kryesore:
Në grupin e varieteteve te kajsive Evropianë, janë pothuajse pjesa më e madhe kultivarëve te përhapur në kushte të vendit tonë. Në këtë grup përfshihen edhe zerdelitë, e cila rrjedh nga mbirja e farës së kajsive të zakonshme. Ky grup karakterizohet një bime me trup të vogël, me prodhimtari mesatare deri në të lartë dhe nuk jetojnë gjatë në krahasim me grupet e tjera. Ndërsa gjethet dhe frutat i kanë më të mëdha se ato të grupit te Azisë se Mesme.
Sipas kohës së pjekjes ndahen në dy grupe:
Të hershme, piqen gjatë Qershorit: Akme, E hershmja e Toskanës, Ninfa
Të vona, piqen fundi i Qershorit dhe gjatë Korrikut: Di nansi, Luizet
Përshkrimi i kultivarit “Akme”
Fruti është i madh, i rrumbullakët, me ngjyrë portokalli me nuanca rozë nga ana e diellit. Tuli ndahet nga bërthama. Frutat piqen në ditët e para te qershorit.
Përshkrimi i kultivarit “Ninfa”
Pema është me zhvillim mesatar. Ka produktivitet (prodhim) të lartë e të vazhdueshëm. Pema prodhon fruta në degët e përziera dhe degët njëvjeçare.
Fruti ka formë të rrumbullakët me ngjyra të verdhë me një nuancë të lehtë të kuqe.
Përshkrimi i kultivarit “E hershmja e Toskanës”
Fruti ka me madhësi mesatare dhe shumë prodhues. Tuli nuk ndahet nga bërthama. Frutat piqen gjatë qershorit.
Përshkrimi i kultivarit “Luizet”
Fruti është i madh, i rrumbullakët, me ngjyrë portokalli me nuanca të kuqe nga ana e diellit. Tuli ndahet nga bërthama, është i lëngshëm dhe shumë i shijshëm. Frutat piqen në pjesën e dytë të qershorit ose në ditët e para të korrikut.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Teknologjinë e ngritjes së pëmtores së kajsisë
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Frutat duhet të jenë në pjekjen për konsum, d.m.th. frutat të kenë marre pjekurinë, ngjyrën dhe shijen e duhur.
Lexo më shumëMbi sëmundjet dhe dëmtuesit kryesorë si dhe trajtimi i tyre tek kajsia
Lexo më shumëDisa nga shërbimet kryesore agroteknike tek kajsia janë: janë punimi i tokës, ujitja, plehërimi, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj.
Lexo më shumëËshtë operacioni që kryhet në pemë pas hyrjes së saj në prodhim. Nëpërmjet krasitjes prodhuese, krasitësi ndërhyn me qëllim që t'i siguroje bimës një korrelacion (ekuilibër) sa më të drejtë ndërmjet rritjes vegjetative dhe asaj prodhuese.
Lexo më shumë