Karrota e ka origjinën nga Azia Jugore. Në vëndin tonë kultivohen mbi 500 ha nga ku mbi 50% e kësaj sipërfaqeje, kultivohet në zonën e Lushnjës/Divjakës, pasi dhe kushtet tokësore dhe ekologjike janë shumë të përshtatshme për këtë bimë. Kjo bimë kultivohet më tepër në Ultësirën Perëndimore. Zonat më prodhuese të karrotës janë Lushnja, Kavaja, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri.
Përse karrota po gjen përhapje në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e karrotës për klimën, tokën dhe parabimën?
Karrota si bimë me origjinë nga vendet me klimë të butë, konsiderohet bimë me kërkesa termike mesatare. Mbas zmadhimit të frutrrënjorit karrota është në gjendje të përballojë dhe temperaturat e ulta të dimrit, deri në -3°C .
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË KARROTË, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË SAJ:
Në cilat toka shkon më mirë karrota? Janë të pëlqyeshme tokat e thella, të kulluara mirë, toka lymo-ranore të pasura me lëndë organike, me ph 5.8-7. Më të preferuara janë tokat e pasura me potas dhe magnez.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë karrotës?
Ndaj qarkullimit të tokës, karrota është e ndjeshme. Parabimë të mira janë bimët prashitëse që e lënë tokën të pastër nga barërat e këqija, bimë të cilat e pëlqejnë plehërimin me pleh organik dhe lënë tokën të pasur pas mbarimit të ciklit biologjik. Jonxha, gruri, lulelakra, brokoli, selino, kastraveci dhe shalqini, nuk janë parabimë të mira për karrotën duke qenë që janë mbartës të kërpudhave që shkaktojnë kalbëzimet e brendshme. Karrota është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër, jo më parë se 3-4 vjet.
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e karrotës
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Kujdes! Nuk këshillohet të lahen karrotat që janë për t’u ruajtur.
Lexo më shumëPse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?
Lexo më shumëCila është struktura varietore e rekomanduar për karrotën?
Lexo më shumëToka duhet punuar në thellësinë 35-40cm.
Lexo më shumë