Punimi i tokës
- Toka duhet punuar në thellësinë 35-40 cm.
- Numri i punimeve dhe i atyre përgatitore duhet të bëjnë që toka para mbjelljes të jetë e shkrifët e me strukturë. Karrota kërkon përgatitje shumë cilësore të shtratit të mbjelles.
- Punimet duhet të përfundojnë të paktën 2-3 javë para mbjelljes. Frezimet ose diskimet, duhet të bëhen në 4-7 ditë para mbjelljes së farës.
Kanalet kulluese dhe vaditëse: Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
- Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave kimike kryesisht fosforike, potasike dhe magneziale si dhe 1/3 e plehut azotik.
- Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës.
- Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek karrota ?
Për çdo kv frutrrënjor të vjelë, karrota tërheq nga toka këto sasi të elementëve ushqyes: 0,4 kg Azot (N) 0,17 kg Fosfor (P2O5) dhe 0.66 kg Potas (K2O) me një raport midis këtyre elementëve 1: 0.4: 1.6.
- Mungesa e elementëve ushqyes shkakton pasoja të ndryshme në rritjen dhe zhvillimin e bimës së karrotës.
- Mungesa e azotit shkakton zverdhjen e gjetheve ose ngjyrimin e gjelbër të çelët.
- Mungesa e fosforit shkakton çrregullime në vegjetacionin normal të bimëve duke i dhënë atyre ngjyrë manushaqe.
- Mungesa e potasit shkakton zvogëlim dhe nxirje të gjetheve.
- Kërkesa e bimëve të karrotës për azot janë relativisht të ulëta. Në varësi të pjellorisë së tokës, përdoren 10-13 kg/dyn azot; një e treta përmbyset me punimin përgatitor të tokës dhe pjesa tjetër si plehërim plotësues, në 2-3 duar, gjithmonë në fazat e para të rritjes dhe zhvillimit të bimëve.
- Teprica e azotit shkakton çarjen e frutrrënjorëve dhe prishjen e cilësive tregtare të tyre.
Për një rendiment prej 300 - 400 kv/ha duhen:
Për elementin N,
- Në tokë të varfër me përmbajtje të azotit derinë 0.1%, duhet të përdoren 90 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me rreth 3 kv/ha nitrat amoni;
- Në tokë të mesme me përmbajtje nga 0.1 - 0.12 %, duhet të përdoren 80 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 5 kv/ha nitrat amoni;
- Në tokë të pasur me përmbajtje nga 0.16 % e sipër,duhet të përdoren 66 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 2 kv/ha nitrat amoni.
Për elementin P2O5,
- Në tokë të varfër me përmbajtje të fosforit deri në 1 mg P2O5 për 100 gr tokë, duhet të përdoren 92 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 7 kv/ha superfosfat;
- Në tokë të mesme me përmbajtje të fosforit nga 1 deri në 2 mg P2O5 për 100 gr tokë, duhet të përdoren 72 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 6 kv /ha superfosfat.
- Në tokë të pasur me përmbajtje të fosforit mbi 2 mg P2O5 për 100 gr tokë, duhet të përdoren 60 kg lëndë aktive për ha, ose e përafërt me 5 kv /ha superfosfat.
Këto plehëra që zakonisht janë dapi dhe superfosfati të përdoren në momentin e përgatitjes së tokës. Për elementin K2O, një tokë e varfër me përmbajtje deri në 8 mg K2O për 100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 150 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 3 kv/ha sulfat potasi;
- një tokë e mesme me përmbajtje nga 8-15 mg K2Opër 100 gr tokë, duhet të përdoren rreth 100 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 2 kv/ha sulfat potasi;
- një tokë e pasur me përmbajtje mbi 15 mg K2O për 100 gr tokë, mund të përdoren rreth 25 kg lëndë aktive për ha, ose e konvertuar në 0,5 kv/ha sulfat potasi;
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Mbjelljen dhe kultivimin e karrotës