Vjelja e prodhimit të karrotës këshillohet të bëhet para zhvillimit të plotë të frutrrënjorit me qëlim që të shmanget forcimi i tepërt dhe drunjëzimi i zemrës, çarjet e mundshme të pjesës së jashtëme, si dhe jeshilimi i qafës.
Mbështetur në gjatësinë e periudhës bimore të kultivarëve, vjelja mund të bëhet rreth 2.5-3 muaj pas mbjelljes, në kultivarët e hershëm me frutrrënjor të shkurtër, pas 3.5-4 muajve, në kultivarët me frutrrënjor mesatarisht të gjatë dhe të gjatë që kultivohen në vjeshtë dhe pranverë-verë dhe 4.5-6 muaj në kultivarët dimërorë.
Ruajtja e karrotës normalisht është e mundshme vetëm për tipet me pjekje të vonë.
Kujdes! Nuk këshillohet të lahen karrotat që janë për t’u ruajtur. Pas vjeljes dhe pastrimit, pa u larë, karrotat vendosen në ruajtje në kushte të kontrolluara, me ajrim, me temperaturë 2-3°C dhe lagështi relative ajrore 90-95 %.
Ajri i kondicionuar dhe ftohja në 0-1°C dhe lagështi 90-95%, jep rezultate më të mira.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?
Lexo më shumëCila është struktura varietore e rekomanduar për karrotën?
Lexo më shumëToka duhet punuar në thellësinë 35-40cm.
Lexo më shumëPërse karrota po gjen përhapje në vendin tonë?
Lexo më shumë