CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E KARROTËS NË FUSHË TË HAPUR?




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës

Karrota preket dhe dëmtohet nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish.

 Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit
  • Ulet vlera tregtare
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi

Alternaria: Është sëmundje që formon njolla të gjata në gjethe, me ngjyrë gri në të zezë, ndonjëherë me anë dhe qendër të verdhë. Më vonë njolla e alternaries kthehet në ngjyrë të zezë dhe me kalimin e kohës gjethja çahet. Sëmundja zhvillohet mirë në temperaturën 20°C. Kontrollohet përmes përdorimit të integruar të disa metodave, si përdorimi i farës së pastër, kullimit të mirë të tokës, qarkullimit bujqësor, përzgjedhjes së kultivarëve dhe aplikimit të fungicideve. Fara e trajtuar me Tiram ose Iprodione mund të zvogëlojë ndjeshëm kontaminimin.

Njollosja e kavitetit të frut-rrënjorit (Phthium ssp)

  • Është një sëmundje që shkakton zverdhjen e gjetheve dhe pengon rritjen e bimëve. Kjo sëmundje favorizohet nga lagështia në tokë si dhe dendësia bimore shumë e madhe.
  • Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm. Metalaksil - M mund të zvogëlojë incidencën dhe ashpërsinë e sëmundjes, kur aplikohet gjatë mbjelljes ose pak pas mbjelljes.
  • Luftohet mirë me fungicid me bazë bakri; lëng bordolez.

Nematodat: Shenja më treguese që frut-rrënjorët e karrotës janë prekur nga nematodat, është deformimi i tyre. Nuk ka aktualisht në dispozicion metoda efektive të kontrollit kimik ose biologjik. Qarkullimi bujqësor me kultura jo bujtëse, ka pasur një farë suksesi në menaxhimin e nematodës, por aftësia për mbijetesë afatgjatë e cisteve, e bën të vështirë këtë metodë kontrolli.

Miza e karrotës: Është një dëmtues që në stadin e larvës, shkakton galeri të shumta në rrënjët e karrotës. Trajtimet kimike nuk paraqesin efektivitet për kontrollin e këtij dëmtuesi. Fokusi duhet të mbetet kryesisht tek metoda agronomike e qarkullimit bujqësor të kulturave.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjeljen e karrotës dhe Ruajtjen pas vjeljes.

Data e publikimit: 12/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË KARROTËS

Kujdes! Nuk këshillohet të lahen karrotat që janë për t’u ruajtur.

Lexo më shumë

KULTIVARËT, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KARROTËS NË FUSHË TË HAPUR

Cila është struktura varietore e rekomanduar për karrotën?

Lexo më shumë

PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E KARROTËS

Toka duhet punuar në thellësinë 35-40cm.

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të karrotës në fushë të hapur

Përse karrota po gjen përhapje në vendin tonë?

Lexo më shumë