KULTIVARËT, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KARROTËS NË FUSHË TË HAPUR




Kultivarët më të rekomanduar janë:

  • Puma F1, hibrid mesatarisht i hershëm. është i përshtatshëm për kultivim pranveror dhe vjeshtor. Nga momenti i mbjelljes e deri në vjelje është nga 105-115 ditë ose 16-17 javë pas mbjelljes.
  • Panther F1, hibrid i hershëm. është i përshtatshëm për kultivim dhe prodhim të hershëm pranveror.
  • Carrera F1, hibrid për prodhim vjeshtor dhe dimëror, është i përshtatshëm për përpunim industrial.
  • Espedo F1, hibrid mesatarisht i hershëm. Është i përshtatshëm për prodhim pranveror dhe vjeshtor.
  • Korrigan F1, hibrid mesatarisht i hershëm. Është varietet shumë i kërkuar për paketim të freskët. Është në formë cilindrike dhe ka prodhimtari shumë të mirë.
Puma F1,
Panther F1
Carrera F1
Espedo F1
Korrigan F1

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Karrotës?
Karrota kultivohet me mbjellje të farës direkt në tokë. Pas përgatitjes së një shtrati sa më të mirë për farën dhe sistemimit sipërfaqësor të tokës, bëhet mbjellja e cila realizohet me makinë mbjellëse. Sot përdoren makina mbjellëse pneumatike me saktësi të lartë duke siguruar numrin e duhur të bimëve për njësi të sipërfaqes dhe harxhojnë sasi të pakët fare (0.15-0.20 kg/dyn).

Në cilat afate bëhet mbjellja e karrotës?

  • Mbjellja e karrotës në zonën e ngrohtë bregdetare mund të bëhet duar-duar gjatë gjithë vitit, por rezultate më të mira si në rendiment dhe në cilësi prodhimi, japin ato të pranverës (fundi i shkurtit e deri në mes të marsit) dhe të vjeshtës së herëshme (dhjetë-ditori i fundit i gushtit deri në dhjetë-ditorin e parë të shtatorit).
  • Në zonën e ftohtë, periudha e kultivimit është më e reduktuar, më rezultative janë mbjelljet e 15-30 marsit, për prodhim veror dhe ato të 1-30 qershorit për prodhim vjeshtor e dimëror.
  • Cilat distanca mbjelljeje zbatohen për karrotën në fushë? Mbjellja e karrotës me makinë pneumatike bëhet me rreshta 15-20 cm dhe hedhjen e farës zinxhir (rreth 2-4 cm larg njëra tjetrës).
  • Distancat më të rekomanduara për mbjellje janë 15 x 5cm, duke siguruar kështu një numër bimësh rreth 120 - 150 bimë për m². Në këtë mënyrë frutat rriten të drejta, të padeformuara dhe nuk çahen. Mbjellja bëhet në rreshta me makina mbjellëse dhe me normë fare 7-8 kg/ha.

Kujdes! Në të tilla kushte dhe për mbjelljet me këtë metodë e denduri bimësh është shumë e domosdoshme zgjedhja e kultivarëve të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve të gjetheve. 

Në toka relativisht më të rënda, lymore, etj më rezultative janë mbjelljet me vllaja 10-15 cm të larta e me gjerësi 120-150 cm. Mbjellja në vllaja mund të kryhet në vazhdimësi, 6-8 rreshta për vllajë ose me lenta në vllajë (2-4 lenta në vllajë).

Mbjellja e farës së karrotës bëhet në 1-1.2 cm thellësi. Për mbirjen, rritjen dhe zhvillimin e bimëve, përdoren vetëm ujitje në formë shiu.

Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për karrotën? Shërbimet agroteknike më të rëndësishme, në fazat e para të rritjes, konsistojnë në ujitjen dhe luftimin e barërave të këqija.

  • Prashitja me mjete mekanike është shërbim shumë i rëndësishëm për karrotën pasi përveç shkrifërimit të tokës, bën dhe luftimin e barërave të këqija. Koha e një prashitjeje nga një tjetërduhet të jetë në rreth 15 ditë.
  • Ujitjet duhet të sigurojnë pandërprerje lagështirën e nevojshme në tokë. Si bime lagështi dashëse tokës i duhet të sigurohet një lagështi normale dhe kjo më shumë kujdes duhet në fazën e mbirjes, që duhet të bëhet 6-7 herë në çdo 2-3 ditë, deri në atë moment sa të duken gjethet e para dikotiledone. Ndërsa fazat e tjera të cilat kërkesat janë me maksimale për ujë janë ajo e rritjes vegjetative dhe ajo e rritjes së fruterrënjorit. Kur sasia e lagështirës zbret nën 60 - 80 % të aftësise ujëmbajtëse të tokës, lind nevoja e ujitjeve. Ujitja me pika është ideale, po ashtu edhe ajo në formë shiu.

Kujtesë dhe vëmendje !

  • Ndërmjet dëmtimeve më të rënda me natyrë joparazitare për karrotën, janë ato ato që provokohen nga streset ujore në tokë (sidomos nga alternimi i lagështirës me thatësirën) e që shoqërohen më pas me deformime të frutrrënjorëve.
  • Teprica e lagështirës në fazën përfundimtare të kulturës, shkakton plasaritje të frutrrënjorëve të karrotës.
  • Dalja e frutrrënjorëve mbi sipërfaqen e tokës, shkakton jeshilimin (në verë) ose shfaqjen e ngjyrës violet (në dimër) në qafën e frutrrënjorit, sidomos në kultivarët më të ndjeshëm, që kultivohen me dendësi të vogël.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet dhe dëmtuesit e karrotës, parandalimin dhe luftimin e tyre. 

Data e publikimit: 01/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË KARROTËS

Kujdes! Nuk këshillohet të lahen karrotat që janë për t’u ruajtur.

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E KARROTËS NË FUSHË TË HAPUR?

Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?

Lexo më shumë

PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E KARROTËS

Toka duhet punuar në thellësinë 35-40cm.

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të karrotës në fushë të hapur

Përse karrota po gjen përhapje në vendin tonë?

Lexo më shumë