Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të domates?
Punimi i tokës
Toka duhet punuar në thellësinë 30-40cm.
Numri i punimeve bëhet aq herë sa është e nevojshme.
Punimet duhet të përfundojnë të paktën 2-3javë para mbjelljes.
Plehërimi i tokës
Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen tëgjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike dhe ato magneziale.
Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës.
Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe të zhvillohen shumë mirë.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Sasia e plehërimit organik llogaritet të jetë 0,5-0,8 kv pleh organik për çdo 1 kv prodhim domateje.
Për10 kv prodhim domatesh të freskëta,ato marrin nga toka rreth 4,5kg N 4,4kg P2O5, 5kg K2O.
Disa hibride domatesh kanë kërkesa akoma më të larta për plehërat potasike sa që raporti NPK shkon në1:1:2. Pra bëhet fjalë për raportin midis elementit ushqyes Azot (N) që gjendet tek nitrati ose urea; Fosfor (P2O5) që gjendet tek superfosfati ose diamon fosfati dhe Potasi /Kaliumi (K) që gjendet tek oksidi i potasit/kaliumit.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet e Domateve në fushë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?
Lexo më shumëMënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj
Lexo më shumëVirusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.
Lexo më shumëKanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)
Lexo më shumë