MBJELLJA DHE KULTIVIMI I DOMATES




Fidani i domateve këshillohet që të mbillet nëpër module të gatshme por mund të prodhohet edhe nëfarishte ku më pas trapiantohen në kubike apo module të parapërgatitur. Në këto module fidani rritet dhe zhvillohet shumë mirë. Nëse fidani rritet dhe zhvillohet në temperatura të kontrolluara, ai rritet uniform, i zhvilluar dhe i pjekur/kalitur mirë.
Fidanat në momentin e mbjelljes në fushë, duhet të kenë këto karakteristika:

  • Peshë mesatare 8-10gr.
  • Gjatësi kërcelli 12-15cm.
  • Trashësi 3.5-4.5 mm
  • M e 6-8 gjethe të zhvilluara dhe lulerinë e parë si gonxhe të sapo formuar.
Mbjellja e fidanёve nё fushё
Fidanё tё gatshёm pёr tu mbjellё nё fushё.

Afatet e mbjelljes së farës dhe fidanit:
Afatet më të mira të mbjelljes së farës dhe nxjerrjen e fidanëve në fushë janë:

Për zonën e ngrohtë:
Për të prodhuar domate të hershme 
Mbjellja e:Intervali kohor i mbjelljes 
Farës20 Janar - 20 Shkurt 
Fidanit në fushë20 Mars - 10 Prill 
Për të prodhuar domate të mesme
Mbjellja e:Intervali kohori mbjelljes 
Farës10 Mars - 10 Prill
Fidanit në fushë1 Maj - 10 Qershor
Për të prodhuar domate të vonë
Mbjellja e:Intervali kohor i mbjelljes 
Farës20-30 Maj
Fidanit në fushë20 Qershor - 10 Korrik
Për të prodhaur domate për industrinë
Mbjellja e:Intervali kohor i mbjelljes 
Farës20 -28 Shkurt
Fidanit në fushë15-30 Prill
Për zonën e ftohtë:
Për të prodhuar domate dora e parë 
Mbjellja e:Intervali kohor i mbjelljes 
Farës20 - 28 Shkurt 
Fidanit në fushë1 - 10 Maj
Për të prodhuar domate dora e dytë
Mbjellja e:Intervali kohor i mbjelljes 
Farës10 - 20 Prill
Fidanit në fushë25 Maj - 5 Qershor

Për të gjithë rastet e mbjelljeve në kushtet e fushës së hapur dendësia nuk duhet të jetë më tepër se 4-4,5 bimë/m² për kultivarët me rritjetë gjatë dhe me një shpërndarje 80x25-30cm. Ndërsa për kultivarët me rritje të shkurtër dendësia nuk duhet të jetë më tepër se 5-5,5 bimë/m² dhe me një shpërndarje 75 x 25- 30cm. Fidani pasi mbillet,ujitet dhe nëse do të ujitet me sistemin me pika, atëheremë parë bëhet shtrimi i tubacioneve dhe pastaj bëhet mbjellja.

Shërbimet gjatë kultivimit

  • Pas 10-12 ditësh bëhen zëvendësimet e bimëve të dëmtuara apo të pazëna.
  • Më pas bëhet ujitja.
  • Pas arritjes së pjekurise së tokës pas ujitjes, bëhet prashitja e parë.
  • Punimet e tjera konsistojnë vetëm në prerjene barërave të këqia dhe në shkriftërimin sa më të cekët sipërfaqsor. Kjo me qëllimqë të mos dëmtohet sistemirrënjor.
  • Sistemi mbështetës dhe lidhja, fillojnë të bëhen pas prashitjes së parë pa u vonuarsepse bimët drunjëzohen dhe më pas dëmtohen dhe vonojnë prodhimin e parë.
  • Operacionet e gjelbërta konsistojnë në:
  • Heqjen e sqetullorëve sa më shpejt të jetë e mundur.
  • Heqjen e gjetheve të vjetra, masë kjo që shton hershmërinë në rreth10-15% po ashtu dhe prodhimtarinë.
  • Rrallimi i gjetheve nëse janë të dendura. Këputja e gjetheve dhe heqja e sqetullorëve duhet të bëhen në orët e para të ditës, por jo kur akoma ka vesë. Gjethet këputen duke i tërhequr nga poshtë lart me qëllim që ato të mos dëmtojnë kërcellin.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Mbrojten e Domateve nga Sëmundjet.

Data e publikimit: 01/01/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
🙂

-Ledi

E shpjeguar shume mire dhe qarte, do te ishte nje ndihme e madhe nese prashitja e gjetheve te teperta te shpjegohej nepermjet nje videoje.

-Xhulia


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Ndikimi i bujqësisë urbane në benefitet sociale

Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?

Lexo më shumë

NJOLLAT BAKTERIALE NË DOMATET E SERRËS (Pseudomonas Syringae pv tomato)

Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj

Lexo më shumë

VIRUSI TSWV NË PERIMET E SERËS

Virusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.

Lexo më shumë

Kanceri bakterial (Cmm) në domate

Kanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)

Lexo më shumë