VIRUSI TYLCV NË DOMATET E SERËS




Virusi TYLCV është një nga viruset më të rrezikshëm që prek domaten. Ky virus transmetohet nga Flutura e bardhë krah-argjendë (Flutura e bardhë e patates): Bemisia tabaci biotype B. Ky virus mund të prekë edhe bimë të tjera si speci, patëllxhani apo fasulet, por domatja është ajo që preket më shumë. Virusi TYLCV është zbuluar për herë të parë në lindjen e mesme në vitet 1950. Por nga viti 2005 e në ditët e sotme ai e ka rritur shumë agresivitetin e tij duke u shëndrruar në një problem madhor për t’u menaxhuar. Virusi TYLCV zhvillohet në klimë tropikale, sub-tropikale dhe mesdhetare, ku pwrfshihet dhe vëndi ynë.

SIMPTOMAT E VIRUSIT TYLCV 

Bimët e domates së infektuar me TYLCV shfaqen të frenuara, rritja e tyre fillon të ç’rregullohet dhe ato marrin një pamje të ngjashme me shkurret, si pasojë edhe të faktit që ndërnyjet bëhen gjithnjë e më të shkurtra. Gjethet e bimëve të infektuara jane të zvogëluara dhe të përdredhura nga pjesa e sipërme. Ato fillojnë të zverdhen në kufijtë e tyre dhe në vena. Lulet zakonisht bien përpara se të realizohet lidhja e frutave dhe si pasojë prodhimi ulet në mënyrë drastike. Në rastet e infeksioneve të rënda humbjet mund të jenë deri në 100%.

IDENTIFIKIMI I VIRUSIT TYLCV
Vëzhgimi vizual i shenjave të mësipërme, është një mënyrë e mirë identifikimi, megjithatë duke patur parasysh se duhen deri në tre javë që virusi të shfaqë simptomat e para, identifikimi i virusit me anë të analizave laboratorike ështe i domosdoshëm. 

TRANSMETIMI I E VIRUSIT TYLCV
Flutura e bardhë krah-argjendë (Flutura e bardhë e patates): Bemisia tabaci biotype Bështë transmetusi kryesor i këtij virusi. Ajo e merr virusin kur ushqehet në një bimë të infektuar për një kohë prej 5-10 minutash. Pas 10 orësh ajo e injekton atë në një bimë të painfektuar, po në një kohë prej 5-10 minutash. Në momentin që flutura e bardhë e merr virusin mund të infektojë shumë bimë gjatë ciklit të jetës së saj, por ajo nuk e trashëgon atë tek pasardhësit e saj.

Virusi mund të shpërndahet në distanca të largëta edhe nga lëvizjet e bimëve apo të fidanëve të infektuar, duke qenë se, sic e thamë edhe më lart, ai nuk shfaq simptoma në javët e para. Edhe erërat e forta mund ta shpërndajnë virusin nëper zona të painfektuara. Gjithashtu, barërat e këqinj luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shparndarjen por edhe mbijetesën e virusit. Duke qenë se shumë lloje të barërave të këqinj janë bartës pa simptoma të TYLCV, ato i krijojnë mundësinë atij të mbijetojë në mungesë të bimëvë të domates deri në mbjelljen e rradhës.

KONTROLLI I VIRUSIT TYLCV

  • Përdorimi i varieteteve rezistente ndaj TYLCV
  • Përdorni fidanë të pastër nga TYLCV dhe nga flutura e bardhë
  • Shmangni mbjelljet afër serave të infektuara
  • Menaxhoni fluturën e bardhë
  • Sanitarizim maksimal (pastrim i mbeturinave dhe barërave të këqinj)
  • Përdorimi i rrjetave anti-insekt
  • Qarkullimi i kulturave

Data e publikimit: 01/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Ndikimi i bujqësisë urbane në benefitet sociale

Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?

Lexo më shumë

NJOLLAT BAKTERIALE NË DOMATET E SERRËS (Pseudomonas Syringae pv tomato)

Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj

Lexo më shumë

VIRUSI TSWV NË PERIMET E SERËS

Virusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.

Lexo më shumë

Kanceri bakterial (Cmm) në domate

Kanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)

Lexo më shumë