RISITË NË KULTIVIMIN E DOMATES DHE TENDENCAT E REJA TË VARIETETEVE




Domatja është bima më e kultivuar në Shqipëri, duke zënë 70% të sipërfaqes së serrave. Duke qënë se jemi në prag të fillimit të mbjelljes së fidanit të domates, po ju paraqesim më poshtë mënyrat e reja të kultivimit dhe tendencat e varieteteve të reja. 

MËNYRAT E REJA TË KULTIVIMIT
Krahas kultivimit tradicional, duke u nisur nga situatat e reja shkaktuar nga infeksionet e shtuara në tokë dhe nevojat për të makzimalizuar efiçensën e serrës, ju  sugjerojmë më poshtë dy teknika të reja të kultivimit të domates.

Domatja e shartuar

  • Rezistencë më e lartë ndaj sëmundjeve të tokës dhe viruseve;
  • Rezistencë ndaj kushteve klimaterike të vështira si  temperaturat e ulta, temperaturat e larta, lagështia e tepërt dhe thatësira;
  • Bimë me prodhimtari më të lartë;
  • Bimë më e fuqishme, e cila mundëson zgjatjen e ciklit prodhues deri në një vit.

Domatja me dy degë 

  • Fermerët ulin numrin e bimëve të mbjella me 50%;
  • Bimë më e fuqishme;
  • Ofrohet edhe e shartuar, fermeri mund të mbjellë fidan domateje të shartuar dhe me dy degë për një cilësi dhe rendiment më të lartë.

TENDENCAT E VARIETETEVE TË REJA
Me mundësitë e reja që ka krijuar eksporti, po ju paraqesim më poshtë disa tendenca të reja të varieteteve të domates, në mëyrë që fermerët të kenë më shumë zgjedhje për të kultivuar dhe në të njëjtën kohë mundësi më të mëdha për të rritur të ardhurat e tyre. 

Domatja daterino

Domatja daterino është  një segment i veçantë i domateve cherry në formë kumbulle me peshë 20-25 gram,  diametër 25 mm dhe gjatësi rreth 45 mm, e cila ka vecori shijen e saj dhe përqindjen shumë të lartë të sheqerit. Ky varietet ka  rezistencëtë mirë ndaj çarjeve, viruseve të ndryshme dhe lidhje shumë të mirë në kushtet e vështira. Kati i saj ka 12-14 fruta. Vjelja mund të realizohet me vilë ose tek-e-tek.  Varietetet e rekomanduara: Lobello F1, Rozestar F1

Domatja Piccadilly

Është një segment i ri i domateve me formë kumbulle, peshë 50-55 gram. Veçori e këtij segmenti është ngjyra e kuqe e zjarrtë dhe shija e ëmbël dhe aftësia për të lidhur frutin në temperatura të larta. Katet janë shumë uniformë, me sepale të rregullta, duke e bërë këtë atë shumë atraktive për tregun.  Varieteti i rekomanduar është Samori F1.

Domatja ovale (domate për sallatë)

Domatja me formë ovale, ka peshë 120-150 gram, gjatësi 8-10 cm, diametër 5-7 cm dhe 8-10 fruta për kat.  Kjo domate është e  kërkuar në tregjet europiane, varietet i cili po gjen vend edhe në Shqipëri. Karakteristikë e këtij kultivari është lidhja shumë e mirë e frutave si në dimër edhe në verë, ngjyra e kuqe e ndezur dhe shija e veçantë. Gjithashtu, rezistencat ndaj sëmundjeve të tokës dhe viruseve e bëjnë të përshtatshme për kushtet e vendit tonë. Kjo lloj domateje ofrohet edhe në variantin rozë. Varietetet e rekomanduara për domaten ovale  janë: Oceano F1, Pink Pioneer F1 - për domatet rozë

Domatet cherry  në ngjyra të ndryshme (rozë, e verdhë, portokalli, tigër)
Domatet cherry në ngjyra të ndryshme është një trend i paeksploruar nga fermerët shqiptar, por është një mundësi që duhet marrë në konsideratë si pasojë e kërkesës në rritje nga tregjet europiane. Çmimi i tyre është gjithmonë më i lartë se varietet tradicionale. 

Karakteristikat kryesore të këtyre kultivarëve janë:

  • Pesha: 20/25 gram;
  • Diametër: 25-30 mm;
  • Reziztencë e lartë ndaj sëmundjeve të tokës dhe viruseve;
  • Sepale të rregullta

Vjelja e këtyre mund të realizohet me vilë ose me frut tek. Varietet e rekomanduara janë: Rhianna F1 (cherry rozë), Oranjestar F1 (cherry portokalli), Star Gold F1 (cherry i verdhë), Crispino F1 (Cherry tigër).

Data e publikimit: 09/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Ndikimi i bujqësisë urbane në benefitet sociale

Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?

Lexo më shumë

NJOLLAT BAKTERIALE NË DOMATET E SERRËS (Pseudomonas Syringae pv tomato)

Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj

Lexo më shumë

VIRUSI TSWV NË PERIMET E SERËS

Virusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.

Lexo më shumë

Kanceri bakterial (Cmm) në domate

Kanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)

Lexo më shumë