Si në gjithë pemëtoret puna fillon me sistemimin sipërfaqësor dhe disiplinimin e ujërave.
Sipas pjerrësisë e relievit të tokës masat që merren për sistemin sipërfaqësorë janë:
Disiplinimi i ujërave: Kajsia është shumë e ndjeshme ndaj tepricës së lagështirës në tokë. Prandaj merrni masa për disiplinimin dhe sistemimin e ujërave sipërfaqësore e ato nëntokësore. Kontrolloni e sistemoni rrjetin e kanaleve kullues për të larguar ujërat e tepërta të reshjeve dhe uljen e nivelit të ujërave nëntokësore në thellësinë më poshtë se 1.5 m.
Punimi i tokës dhe plehërimi bazë tek kajsia
Punimi qilizmë bëhet në thellësinë 70-120 cm. Koha më e mirë e punimit qilizmë të tokës është stina e Verës (konkretisht muajt korrik e gusht). Kur planifikoni të mbillni një pemëtore me nënshartesa vegjetative nuk këshillohet të bëhen punime të thella (sepse ato nuk zhvillojnë sistem rrënjor më shumë se 50 cm thellësi).
Plehërimi bazë: Në plehërim rekomandohen të hidhen: 500 - 600 kv/ha pleh organik, 40 - 60 kg/ha lëndë aktive P2O5, dhe 80 - 150 kg/ha lëndë aktive K2O kryesisht në formën e sulfatit te potasit. Përdor sulfatin e hekurit në tokat gëlqerore që janë të varfra në hekur.
Distancat e mbjelljes
Varet kryesisht nga forma e mbajtjes së kurorës, pjelloria, relievi i tokës dhe mundësia e ujitjes.
Forma e kurorës | Toka | |||||
Toka fushore me mundësi ujitje | Toka kodrinore pa ujitje | |||||
Distanca mes rreshtash (m) | Distanca mes bimëve (m) | Numri i bimëve/ha | Distanca mes rreshtash (m) | Distanca mes bimëve (m) | Numri i bimëve/ha | |
Forma kupore | 4,5 | 3,5 | 635 | 5,5 | 4,5 | 405 |
Forma palmetë | 4,5 | 3,5 | 635 | 5 | 3,5 | 571 |
Forma kordon | 4,5 | 3 | 740 | 5 | 3 | 666 |
Cilësia e fidanit, përgatitja e tij për mbjellje dhe mbjellja
Cilësia e fidanit: Mundësisht siguroni fidan të cilësisë së parë. Ai duhet të plotësoi këto kritere:
Në etiketë të jetë vendosur: lloji, kultivari, nënshartesa, kategoria, sasia e fidanëve në tufë, emri i prodhuesit, standardi, etj.
Përgatitja e fidanit për mbjellje: Sistemit rrënjor shkurtohet deri në 25 cm gjatësi. Fidanët futen në ujë të rrjedhshëm, një ditë para mbjelljes, për 15-20 orë me qëllim që ato të marrin sasinë e ujit që kanë humbur gjatë kohës së ruajtjes/shtratifikimit, apo transportit të tyre. Trupi dhe rrënjët e fidanit, para mbjelljes, është mirë të dezinfektohen me lëng bordolez 1%.
Pika e shartimit vendoset rreth 15 cm mbi sipërfaqen e tokës. Ngjishe fidanin më tokën që të krijohet një kontakt sa më i mirë i rrënjës me dheun për të siguruar një zënie sa më të lartë. Vendos një mbështetëse/hu për të mbajtur sa më drejtë pemën. Vendose fidanin në thellësinë që ka qenë në fidanishte dhe pikat e shartimit të fidanëve të jenë në një lartësi (siguron uniformitetin e pemëtores tuaj). Koha më e përshtatshme për mbjellje janë muajt nëntor- dhjetor kur bima është në qetësinë dimërore.
Kujdes! Në rastet kur përdoren plehra organike e kimike gjatë mbjelljes sigurohu që sistemi rrënjor të mos kontaktojë direkt me plehrat sepse kontakti i tyre me rrënjën rrezikon tharjen e fidanit.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Format e kultivimit tek kajsia
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Frutat duhet të jenë në pjekjen për konsum, d.m.th. frutat të kenë marre pjekurinë, ngjyrën dhe shijen e duhur.
Lexo më shumëMbi sëmundjet dhe dëmtuesit kryesorë si dhe trajtimi i tyre tek kajsia
Lexo më shumëDisa nga shërbimet kryesore agroteknike tek kajsia janë: janë punimi i tokës, ujitja, plehërimi, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj.
Lexo më shumëËshtë operacioni që kryhet në pemë pas hyrjes së saj në prodhim. Nëpërmjet krasitjes prodhuese, krasitësi ndërhyn me qëllim që t'i siguroje bimës një korrelacion (ekuilibër) sa më të drejtë ndërmjet rritjes vegjetative dhe asaj prodhuese.
Lexo më shumë