Përse domatja ka njëpërhapje më të madhe se perimet e tjera?
Domatja përfshihet në bimët me origjinë nga vendet me klimë të ngrohtë kështu që kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësidashëse.
Disa nga kërkesat termike më kryesore, në mënyrë të përmbledhur janë:
Domatja shkon mjaft mirë në tipe të ndryshme tokash, por më tepër ajo pëlqen tokat me pjellori mesatare deri në të pasur me lëndë ushqyese. Kërkon toka të freskëta, të kulluara,me përbërje mekanike rano-argjilore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid. Toka të drenazhuara shkojnë shumë mirë për domaten sepse kullimi i menjëhershëm i ujit nga toka ndikon më së miri në rritjen e shpejtë të bimëve, frutifikimin dhe pjekjen e prodhimit.
Si parabimë, domatja shkon shumë mirë nëse ajo mbillet pas drithrave si gruri dhe misri për arsye se ato e lënë tokën të pasur dhe të pastër nga barërat e këqia dhe të shkrifta. Gjithashtu parabimë të mira janë bimët bishtajore. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e bimëve të familjes solanace), domatja nuk duhet të mbillet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues.
Vetë domatja është parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve, përveç atyre që janë në familjen solanace si:speci, patllixhani, patatja,etj.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet e Domateve në fushë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?
Lexo më shumëMënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj
Lexo më shumëVirusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.
Lexo më shumëKanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)
Lexo më shumë