Kultivimi i domates




Çfarë duhet të bëni përpara se të mbillni fidanin?
Përpara mbjelljes, çdo fermer duhet të ketë parasysh këto këshilla: 

Pasi keni disinfektuar dhe pajisur serën me masa mbrojtëse kundrejt agjentëve dëmtues, filoni me përgatitjen e tokës duke filluar me punimin, për të krijuar një regjim të mirë ujor-ajëror, që është një kusht i rëndëssishëm për rritjen dhe zhvillimin e domates. Përgatitja e tokës duhet filluar menjëherë mbas largimit të kulturës para-ardhëse.  

KUJDES! Është mjaft e rëndësisshme që domaten të mos e kultivojmë dy ose më shumë vite në të njëjtën sipërfaqje. 
Si mund të merrni rendimentin më të mire në serën tuaj?

REKOMANDIM! PËRARA SE JU TË VENDOSNI SE CILIN VARIETET DONI TË MBILLNI, JU DUHET T’A EKSPERIMENTONI ATË NË SASI TË VOGLA, QË TË SHIKONI NËQOFTËSE ËSHTË I PËRSHTATSHËM NË KUSHTET TUAJA. 
Distancat në të cilën bëhet mbjellja e fidanëve janë të ndryshme dhe varet nga vetitë e kultivarit.

  • Për kultivarët indeteminant, mbjellja bëhet në një distancë mes rreshtave 70 - 90 cm, dhe distancë nga bima në bimë 40 cm ose 2.5 bimë për m².
  • Për kultivarët determinant, distanca mes rreshtave sugjerohet 60 - 90cm dhe ajo mes bimëve 30 - 35 cm ose 3-3.5 bimë për m².
  • Mbjellja bëhet me gropa ose me brazda dhe kubiku vendoset rreth 1 cm mbi rrafshin e tokës për të mënjanuar dëmtimin e qafës së bimës. Fill pas mbjelljes, bima ujitet për të lidhur kubiku me tokën.

Temperatura dhe lagështia ajrore e rekomanduar:
Java e parë nga 17°C - 20°C gjatë natës, me lagështi ajërore 70-80%. Gjatë ditës rekomandohet një temperaturë 21°C - 25°C me lagështi ajërore të njëjtë. 
Nga java e dytë dhe në vazhdim, gjatë natës, temperatura e rekomanduar është 13 - 16°C me lagështi  60-70% dhe përgjatë ditës rekomandohet temperaturë 16- 28°C me lagështi ajërore të njëjtë

Shënim: Temperaturat nën 10°C dhe mbi 30°C duhen mënjanuar sepe ç’rregullojnë bimën dhe në veçanti dëmtojnë lidhjen e frutave. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi skemat plehëruese të domates.

Data e publikimit: 23/12/2022


Lini një koment


Komente të mëparshme
Mbjellja e kultivareve rezistente apo tolerante ndaj demtueseve ,sepse ata sherbejne si vektore per perhapje te semundje te ndryshme qofte dhe virusale.Kam bindjen se fidanet e perimeve ne sera duhet te jene te shartuar,sipas cilsive qe duhet te mbart nenshartesa. Ne bujqesine perndimore kjo sipas informacione modeste qe une kam eshte standarte.Faleminderit,

-Albert Zhupani


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Ndikimi i bujqësisë urbane në benefitet sociale

Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?

Lexo më shumë

NJOLLAT BAKTERIALE NË DOMATET E SERRËS (Pseudomonas Syringae pv tomato)

Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj

Lexo më shumë

VIRUSI TSWV NË PERIMET E SERËS

Virusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.

Lexo më shumë

Kanceri bakterial (Cmm) në domate

Kanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)

Lexo më shumë