Cilat janë masat e luftimit të Klorideas tek domatja?




Mbi masat e luftimit të Klorideas tek domatja! 
KUJDES!

Dëmtues Kriteret e ndërhyrjesLënda aktiveShënime dhe kufizime për përdorimin 
Krimbi i boçes së pambukut
(Heliothis armigera)
Trajtimi kimik              
Të trajtohet kur në kurth kapen insektet e para të rritura (flutura).
Bacillus thuringiensis
Deltametrina (1)
Lambda cyhalothrin (1)
Zeta-Cipermetrin (1)
Të përdoren kurthe me ferromone perpercaktimin e kohes se nderhyrjes.
(1)   Maksimumi 1 trajtim në vit me pyrethroid-e pavarësisht nga dëmtuesi. 

Luftimi i këtij dëmtuesi në domate është paksa i vështirë, për shkak të sjelljes së larvave, të cilat pas një periudhe të shkurtër jete mbi gjethe, futen brenda frutave, duke iu “shmangur” trajtimeve kimike. Trajtimet kimike kryhen kundër larvave të moshave të reja. 

Ndër insekticidet që përdoren kundër këtij dëmtuesi janë deltametrina, alfametrina, po ashtu fermerët mund të përdorin edhe insekticidin Avaunt 15 EC, Match 5EC, Deltarin 2.5. Shumё efektiv janë Spinosad me 40 ml 1000 m² një herë në javë, si dhe Ampligo një insekticid i futur tani vonë në qarkullim. 

Në rastet kur është shfaqur  infeksioni trajtimi duhet përsëritur njëherë në javë deri sa të kontrollohet infeksioni. 

REKOMANDIM !
Fermerët duhet të luftojnë edhe fizikisht këtë dëmtues, duke i larguar frutat e prekur nga bimët dhe asgjësuar më pastaj fizikisht. 
Efektiv është edhe punimi i tokës gjatë dimrit, për të nxjerrë në sipërfaqe të tokës larvat dhe krisalidat, të cilat i nënshtrohen në këtë mënyrë veprimit të agjentëve atmosferikë.

Data e publikimit: 28/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Ndikimi i bujqësisë urbane në benefitet sociale

Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?

Lexo më shumë

NJOLLAT BAKTERIALE NË DOMATET E SERRËS (Pseudomonas Syringae pv tomato)

Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj

Lexo më shumë

VIRUSI TSWV NË PERIMET E SERËS

Virusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.

Lexo më shumë

Kanceri bakterial (Cmm) në domate

Kanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)

Lexo më shumë