Sëmundjet e Domates




                                                                           REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Si të parandaloni dhe të luftoni sëmundjet që prekin bimën e domates?

Nematoda e nyjeve rrënjore
Nematoda e nyjes rrënjore shkaktohet nga një parazit i ngjashëm me krimbin e rrumbullakët. Simptomat e kësaj sëmundje janë:

Përdorimi i fidanëve të shartuar me nën-shartesë e ul në mënyrë të ndjeshme mundësinë e prekjes nga nematoda. Gjithashtu, përdorimi i produkteve me lëndë aktive fluopyram, me karencë njëherë në tre ditë për domaten. Maksimumi i aplikimeve është tre herë. Doza e sygjeruar është 0.037-0.062 litra për 200 deri në 600 litra ujë. 

Rrënjët në formë tape (Fuzarioza)

Në fazat e para pas mbjelljes ndodh kalbëzimi i qafës së rrënjës dhe fuzarioza e rrënjëve. Këto shkaktohen nga lagështia e tepërt në tokë. Për këtë arsye rekomandohet evitimi i lagështisë së tepërt në tokë, banjëzimi i fidanit para mbjelljes me previkur energji dhe confidor. Fosetyl alumini dhe propomarkar. Dy ditë mbas mbjelljes së fidanit mund të bëhet një dezinfektim me predikur energji dhe folikur. Doza e rekomanduar është 300 ml predikur energji përzierë me 50 ml folikur. Kjo përzierje DUHET të përdoret vetëm në fazën kur bima është akoma fidan. 

Tuta absoluta
Tuta absoluta është një insekt i cili dëmton gjethet, lulet dhe frutat e bimës së domates. 

Disa këshilla dhe mënyra të luftimit janë si mëposhtë:

Lufta biologjike është një mënyrë shumë efikase e cila zëvendëson mënyrat klasike të mbrojtjes së bimëve nga insektet. Disa shembuj janë:

Lufta biologjike konsiston në përdorimin e insekteve të dobishëm, të cilët luftojnë insektet e dëmshëm duke eleminuar përdorimin e pesticideve dhe hormoneve (në rastin e bletëve pjalmuese). 

KUJDES! Mos e përdorni atë më shumë se dy herë në një cikël prodhimi.Trajtimi me Squfur+Bt (Bacillus Thuringiensis – Përbërës aktiv në pesticid; pesticid biologjik) duhet zhvilluar në fazën e parë të zhvillimit të larvave. Aplikimi mund të përsëritet çdo 7 ditë. Është e rëndësishme që të sigurojmë një vëzhgim të mirë të këtij dëmtuesi dhe të planifikoni kohën e spërkatjes, në bazë të shfaqjes së populacionit të rritur dhe në bazë të zhvillimit të bimës. 

Përdorimi i kurtheve ngjitëse 
Virusi i gjethes së verdhë e të përdredhur - TYLCV
Ky virus transmetohet nga miza krahë-bardhë dhe prek gjethet e bimës së domates. Siç mund ta shohim në foto, gjethet e domates përdridhen dhe tkurren.

Simptomat e këtij virusi janë:
Ky fenomen është më shumë i pranishëm në vendet me dimër të butë. Ne kemi mundësinë e zgjedhjes së varieteteve rezistente ndaj këtij virusi. 

Duhet të kemi parasysh këto këshilla:

Virusi i vyshkjes dhe pjekjes me njolla i domates – TSWV
Ky virus transmetohet nga tripsi,një insekt mikroskopik, dhe ndikon në ngjyrimin e frutit. 

Shenjat e tij janë:

  • njollat e vogla kafe mbi gjethet e vjetra;
  • më pas në gjethet shfaqen njolla të vogla, të errëta, pak a shumë rrethore të cilat u japin atyre një pamje ngjyrë bronzi.
  • mbi fruta shfaqen unaza dhe nganjëherë gjethe të zeza.

Masat mbrojtëse që merren kundër ketij virusi janë:

Kalbja e fundit të frutit
Kjo sëmundje vjen nga mungesa e kalciumit, kur ka luhatje në lagështirën e tokës, pH mbi 7.5, dëmtime të sistemit rrënjor, arsye gjenetike etj. Intensiti i lartë i dritës është shumë i rëndësishëm:

Sëmundja kontrollohet në këtë mënyrë:

KUJDES: Shmangni përdorimin e tepërt të Bakrit, kur bëni aplikime kundër infeksioneve bakteriale.
SHËNIM: Varietetet me përmbajtje të lartë të lëndës së thatë (Brix më të lartë = aromë më të mirë) janë më të ndjeshëm ndaj BER. 

Pjekja me pulla
Simptomat e kësaj sëmundje janë: 

  • pjekja jo uniformë e frutave;
  • shfaqja e indeve nektrotike të zeza në muret e frutit;
  • pjekja në mënyrë të pabarabartë.

Kjo sëmundje shkaktohet nga:

  • bimë me degë shumë të mëdha;
  • ndriçim i ulët;
  • lagështia;
  • sasi të larta të azotit dhe/ose te kalciumit;
  • mungesë kaliumi;
  • toka të ngjeshura.

Sëmundja kontrrollohet në këtë mënyrë:

  • Mos kultivoni varietete me degë shumë të gjata;
  • Hiqni gjethet për të përmirësuar kushtet e ndriçimit në lulëzim dhe në fillim të fazës së lidhjes së frutave (por mbani 14 deri 16 gjethe të vërteta).

E rëndësishme: Tharja e rëndë në fazën e zhvillimit të frutave, sidomos në temperatura të ulëta dhe periudha me intensitet të lartë të dritës, rrit pjekjen me pulla.

  • Shmangni temperaturat shumë të ulëta gjatë natës (mbajeni mbi 12-14°C);
  • Shmangni tepricat e Azotit dhe Kalciumit;
  • Mbani nivel të mirë të Potasiumit;

Ndriçojeni serën nga brenda: shmangni ndriçimin e drejtpërdrejtë, është më mirë të siguroni një ndriçim të njëtrajtshëm. 

Frutat me majë
Ky defekt në formën e frutit të domates, vjen nga mungesa e polenit në fillimin e lidhjes së frutit. Fruti i domates merr formë të ngjashme me kokrrën e limonit. Mënyra më efikase për evitimin e këtij problemi është përdorimi i bletëve pjalmuese. 

Frutat e shumfishtë
Shkaktohet nga përmbajtja e hormonit të rritjes dhe temperaturat e larta. Parandalohet duke përdorur bletët pjalmuese në vend të hormonit dhe nën-shartesa. Kjo i sjell bimës fortësi si dhe imunitet më të lartë. 

Frutat “Fytyrë mace”
Ky deformim shkaktohet nga: 

  • moti shumë i ftohtë gjatë lulëzimit;
  • problemet gjenetike, mungesa e dritës,
  • krasitja e tepërt;
  • nivelet e larta të azotit si dhe herbicidi (2-4 D).

Parandalimi: 

  • kontrolli i lagështisë, temperaturës (duhen të jenë të paktën mbi 15°C) dhe azotit.

KUJDES! Frutat e mëdhenj janë më të predispozuar për tu prekur nga ky deformim.

Rënia e luleve
Kjo dukuri ndodh kur lulet vyshken përpara pjalmimit të tyre. Shkaktohet nga:

  • plehërimi me doza të larta azoti;
  • lagështia e lartë;
  • ndriçimi i ulët.

Për parandalim duhet të zbatojmë këto këshilla

  • reduktimi i dozave të larta të azotit në plehërim;
  • shmangia e kripëzimit;
  • shmangia e ujitjes së tepërt;
  • zbardhimi i serës me gëlqere.

Rënia e frutave
Simptoma e kësaj dukurie është rënia e frutave përpara maturimit të plotë. Shkaktohet nga temperatura e lartë e shoqëruar me lagështi të ulët dhe niveli i ulët i borit dhe kalciumit. 
Parandalohet duke kontrolluar temperaturën dhe lagështinë, përdorimi i borit dhe kalciumit në plehërim, përdorimi i bimëve të shartuara si dhe zgjedhja e varieteteve të përshtatshme.

KUJDES! Domatja zemër-kau është shumë e ndjeshme ndaj këtij fenomeni.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen, standartizimin dhe transportin e domates. 

Data e publikimit: 20/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Ndikimi i bujqësisë urbane në benefitet sociale

Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?

Lexo më shumë

NJOLLAT BAKTERIALE NË DOMATET E SERRËS (Pseudomonas Syringae pv tomato)

Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj

Lexo më shumë

VIRUSI TSWV NË PERIMET E SERËS

Virusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.

Lexo më shumë

Kanceri bakterial (Cmm) në domate

Kanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm)

Lexo më shumë