SHËRBIMET AGROTEKNIKE TE HARDHIA




Nga niveli i shërbimeve agroteknike varet koha e hyrjes në prodhim jetëgjatësia e vreshtave, koha e shfrytëzimit, prodhueshmëria e vreshtave, cilësia e rrushit si dhe kostoja e prodhimit.

Punimet e tokës  
Me anë të punimeve sigurohet zhdukja e barërave të këqija, grumbullimidhe ruajta e lagështirës në tokë, qarkullimi i ajrit dhe këmbimi i gazit karbonik, zhdukja e dëmtuesve dhe sëmundjeve, mbulimi i plehrave organik e minerale si dhe mbjellja dhe përmbysja e bimëve të caktuara për plehërim të gjelbërNumri i tyre varet nga kushtet e motit dhe shkalla e infeksionit me barëra të këqija.

Kujdes!

  • Në mbjelljet e reja (viti i parë pas mbjelljes) mos puno afër fidanit, shmangu 20 – 25 cm.
  • Synohet që toka të jetë gjithmonë e pastër nga barërat e këqija.
  • Në mbjelljet e reja (deri në hyrjen në prodhim) mos përdor herbicide.

Plehrimi i hardhisë
Pse duhet të plehërohet vreshti?
Vreshti duhet të plehërohet sistematikisht për të ruajtur prodhimin e përvitshëm dhe cilësinë.
Gjatë plehërimit duhet të keni parasysh: gjendjen e elementeve ushqyes në tokë (analiza për pjellorinë e tokës), kërkesat biologjike të bimëve, dhe prodhimin e planifikuar.  

Për një rendiment 100 – 150 kv/ha rekomandojmë të përdoren:

  • Azot (N) 50 – 90 kg l.a/ha ose 250 – 350 kg fizik/ha Nitrat
  • Fosfor (P2O5) 30 – 50 kg l.a/ha ose 150 – 250 kg fizik/ha superfosfat 
  • Potas (K2O) 100 – 130  kg l.a/ha ose 200 – 250 kg fizik/ha sulfat potasi
  • Magnez (Mg) 25 – 30 kg l. a/ha ose 

Fosfori, Potasi dhe Magnezi përdoren në plehërimin bazë dhe shpërndahen para punimit të tokës.
Azoti përdoret plehërimin plotësues gjatë vegjetacionit dhe zakonisht shpërndahet në dy ose tre duar (e para 7 – 8 para lulëzimit, e dyta pas lulëzimit dhe e treta në fazën e rritjes së kokrrave..
Mikroelementet zakonisht përdoren në formën e plehërimit gjethorë me spërkatje
Në rastet ku zbatohet ujitja me pika dhe keni të instaluar dozatorin e plehrave, plehërimi bëhet bashkë me ujitjen.

Ujitja e vreshtave 
A duhet ujitur vreshti?

vite  të thata e zona të nxehtaujitja është thelbësore për marrjen e një prodhimi të bollshëm e me cilësi të lartë

Teknikat e ujitjes janë të ndryshme por më ideale është sistemi i ujitjes më pika sepse: kursen ujin (eliminohen në maksimum humbjet e ujit), realizim i ujitjes sipas fazave të rritjes, i përshtatshëm për të gjitha llojet e tokave, shpërndarja e lëndëve ushqyese direkt  në rrënjët e bimës si pasojë infeksion më i vogël nga barërat e këqija, ul shkallën e infeksionit nga sëmundjet kërpudhore sepse ruan nivele të ulëta të lagështirës në  kurorë si dhe mbron tokën nga erozioni. Si përfundim ul koston e prodhimit deri në 30%.
Në rrushin e tavolinës shmangni ujitjen në formë shiu se bëhet shkak  i infeksioneve nga sëmundjet kërpudhore!

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Sëmundjet dhe dëmtuesit e hardhisë 

Data e publikimit: 02/01/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
Bravo jepni ndihme fermereve me keto info

-Daniel


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Teknologjia e kultivimit të rrushit të tavolinës në serra

Cilat janë disa nga përparësitë e kultivimit të rrushit në serra?

Lexo më shumë

Sëmundjet dhe dëmtuesit e hardhisë

Hardhia preket nga një serë sëmundjesh e dëmtuesish dhe suksesi në mbrojtjen ndaj tyre varet nga monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes së tyre.

Lexo më shumë

KRASITJET TEK HARDHIA

Krasitjet janë operacione ose ndërhyrje në bimë për të rregulluar rritjen, fuqinë, prodhueshmërinë dhe cilësinë e prodhimit.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E NGRITJES SË VRESHTIT

Si fillon puna për ngritjen e një vreshti?

Lexo më shumë