TEKNOLOGJIA E NGRITJES SË VRESHTIT




Si fillon puna për ngritjen e një vreshti?

Pastrimi i tokës: toka duhet të pastrohet nga gurët, shkurret, trungjet etj
Punimi qilizmë: Është proces shumë i domosdoshëm sepse nga thellësia  e punimit varet jetëgjatësia e vreshtit, rendimenti dhe cilësia e rrushit. Koha më e përshtatshme e qilizmës janë muajt Korrik dhe Gusht. Ai  duhet të realizohet medoemos të paktën dy muaj para mbjelljes së hardhive. Thellësia e punimit nuk duhet të jete me cekët se 60 cm.

Plehërimi bazë: është plehërimi organo – mineral që kryhet para punimit qilizmë (pra para mbjelljes). Dozat orientuese të plehrave që përdorenpleh stalle (i dekompozuar ose ½ i dekompozuar) 400-600 kv/ha, plehra fosforike (superfosfat)  8 - 10 kv/ha, plehra potasike (sulfat potasi)  4 - 6 kv/ha

Cilat janë distancat e mbjelljes?
Distanca ndryshojnë në varësi të kushteve klimatike, tokës, agroteknikës së përdorur, shkallës së mekanizimit, nënshartesës, varietetit që mbillet, etj. Distancat në mes të rreshtave variojnë nga 2 deri në 2,5m  dhe ato në mes bimëve nga 1 deri në 1,8m.  

  • Në zonën fushore dhe faqe kodrinore me pjerrësi të vogël, këshillohen këto distanca: në mes të rreshtave 2-2,5 m dhe në mes bimëve në rresht 1-1,2 m, me numër bimësh për dynym  340 - 500 bimë.
  • Në zonën kodrinore me pjerrësi relativisht të madhe, këshillohen këto distanca: në mes të rreshtave 1.5 -  1.8 m dhe në mes bimëve në rresht 0.8 - 1 m, me numër bimësh për dynym 500 - 800 bimë.

Drejtimi i rreshtave 
Duhet të jetë  i tillë që bimëve  t’u sigurohet sa më shumë ajrim, ndriçim  dhe ngrohtësi për të realizuar prodhim e cilësi maksimale. Drejtimi i rreshtave varet kryesisht nga relievi i tokës dhe mundësia e ujitjes.

  • Në zonat fushore e toka sheshta, drejtimi i rreshtave këshillohet në drejtimin Veri-Jug sepse  këtë drejtim bimët përfitojnë më shumë dritë dhe nxehtësi.
  • Në tokat e pjerrëta, këshillohet që drejtimi i rreshtave të jetë tërthor pjerrësisë (vijave rrushkulluese ose izoipseve).

Përgatitja e fidanit për mbjellje dhe mbjellja
Mbjellja e hardhive është hallka e fundit kryesore e të gjithë punimeve për ngritjen e vreshtit dhe suksesi i saj përcaktohet nga:

  • Cilësia e fidanëve. Fidani duhet të jetë i pastër nga sëmundje bakteriale e virusale, mbishartesa me 2 sytha, i parafinuar 20 cm, nënshartesa e marra nga bima mëmë antifilokserike e miratuar dhe e gjatë 30 – 40 cm, gjatësia e rrënjëve 10 – 15 cm.
  • Përgatitja për mbjellje dhe thellësia e mbjelljes. Një ditë para mbjelljes fidani mbahet në ujë për 12 – 24 orë, prerja e rrënjëve dhe pastrimi i fidanit. Trajtimi me përzierje bajgë me argjilë në raportin 1:3. Pika e shartimit vendoset 5 - 6 cm mbi sipërfaqen e tokës, vendosja më poshtë apo mbulimi i saj dëmton pikën e shartimit (mund të kemi kalbëzim) si dhe zhvillim rrënjësh nga mbishartesa duke nxjerrë jashtë funksioni nënshartesën.
  • Koha e mbjelljes: mbjellja kryhet në vjeshtë ose pranverë, preferohet vjeshta Nëntor – Dhjetor, sepse mbjellja në këtë periudhë jep rezultate të mira në zënieje.

Kujdes! Asnjëherë sistemi rrënjor nuk duhet të jetë në kontakt direkt me plehrat organike dhe ato minerale sepse pengon nxënien e fidanit.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Krasitjet tek hardhia

Data e publikimit: 02/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Kriteret teknike për ngritjen e një pemëtoreje

Ngritja e një pemishte është një investim me vlera të mëdha afatgjatë dhe meriton një planifikim shumë të mirë sepse gabimi më i vogël në fillim është me kosto të lartë dhe i pa korrigjueshëm më vonë.

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të rrushit të tavolinës në serra

Cilat janë disa nga përparësitë e kultivimit të rrushit në serra?

Lexo më shumë

Kultivimi i shalqirit në serra

Shalqiri është një kulturë shumë e përhapur në Shqipëri. Ai prodhohet kryesisht në zonat bregdetare, në fushë të hapur dhe në mjedise të mbrojtura.

Lexo më shumë

RËNDËSIA E PRODHIMIT TË FIDANIT NË FIDANISHTE

Fidanishtja është e krijuar enkas me kushtet e përshtatshme, të cilat sigurojnë rritjen e një fidani cilësor dhe të shëndetshëm.

Lexo më shumë