KRASITJET TEK HARDHIA




Krasitjet janë operacione ose ndërhyrje në bimë për të rregulluar rritjen, fuqinë, prodhueshmërinë dhe cilësinë e prodhimit.

Kur ndërhyhet në hardhi me krasitje?
Ndërhyrjet gjatë periudhës dimërorë quhen “krasitje dimërorë” ose “të thata” dhe njihet thjeshtë si krasitja tek hardhia, kurse ndërhyrjet gjatë periudhës vegjetative quhen “krasitje verore” ose “të gjelbra” dhe vreshtarët njihen si operacionet e gjelbra. Nga mbjellja e deri në hyrjen në prodhim krasitja quhet formuese dhe ka qëllim formimin e kurorës së hardhisë (sipas formës që ju caktoni të mbani atë).

Krasitja dimërore e hardhisë
Çfarë sistemi  dhe formë krasitje duhet të përdorni? 
Sistemet dhe format e krasitjes së hardhisë janë të shumta, por për rrushin e tavolinës ne rekomandojmë:
sitemin e krasitjes së përzier, ku si element prodhimi shërben  sharmenda me 6 – 12 sythë dhe çepi i zëvendësimit me 2 sythë dhe formën Gyjot. Kjo formë nxit fuqizimin e bimës dhe rrit kapacitetin prodhues, mund të aplikohet në të gjitha llojet e kultivarëve dhe në çdo lloj toke duke garantuar prodhim maksimal, frenohet “xhveshja” e bimës nga krahët e prodhimit (ulet polariteti i bimës), përdoret me sukses si në tipin e mbështetjes spalier ashtu edhe në atë në formë tende.

Operacionet e gjelbra te hardhia 
Kanë qëllim ruajtjen e një ekuilibri midis rritjes vegjetative dhe frutave dhe janë thelbësorë për prodhimin e një fryti të mirë e me cilësi të lartë. Operacionet kryesore janë: tëharrja, këputja e majave, heqja e sqetullorëve, heqja e gjetheve, rrallimi i veshulëve, rrallimi i kokrrave, unazimi dhe përdorimi i hormoneve. 

Tëharrja: hiqen të gjithë thithakët dhe lastarët më të dobët, hiqen ato që kanë dale në pozicione jo të favorshme, hiqen lastarët pa prodhim si dhe ato me prodhim nëse ka shumë si të tillë. Kujdes! 

  • Mos vono tëharrjen.
  • Llogarit gjithmonë fuqinë e bimës, shkallën e hijezimit dhe numrin e gjetheve që duhet për një veshul  (gjatësia e lastarit 1 – 1.2 m është i mjaftueshëm).
  • Jo zbulim shumë të madh të veshulit në sezone të nxehta sepse mund të krijosh djegie të kokrrave.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike te hardhia 

Data e publikimit: 02/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Kontrolli i syrit të palloit

Përse është i rëndësishëm kontrolli i kësaj sëmundje që shkakton dëme të konsiderueshme?

Lexo më shumë

Kontrolli i kancerit bacterial në ulli

Përse duhet kontrolluar kanceri bacterial në kulturën e ullirit?

Lexo më shumë

Operacionet e Gjelbra te Hardhia

Cilat janë parimet bazë që duhet të ndiqni kur kryeni këtë operacion në hardhi?

Lexo më shumë

Operacionet e Krasitjes së Gjelbër tek Molla

Cilat janë operacionet e gjelbra që kryhen tek molla?

Lexo më shumë