Bimët e shalqinit preken nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës. Pse përbëjnë problem sëmundjet?
Trakeofuzarioza
Sëmundja prek bostanoret kryesisht gjethet.
REKOMANDIM! Të bëhen trajtime parandaluese, pa u shfaqur sëmundja, menjëherë pas shirave, çdo dyjavë me preparate me bazë bakri
Hiri
Hiri është një sëmundje kërpudhore. Simptomat e saj janë njolla ngjyrë gri mbi sipërfaqen e gjethes. Sporet e hirit shfaqen kryesisht në ambjente me lagështi të lartë. Kjo sëmundje mund të çojë në tharje të parakohshme të gjethes. Ajo ul gjithashtu prodhimtarinë dhe cilësinë e frutit. Luftohet me spërkatje me pesticide me bazë squfuri.
Vrugu i bostanorëve
Është sëmundje shumë e rrezikshme dhe e vështirë për t’u luftuar. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm dhe fidanë të shartuar me nenshartesa te qëndrueshme si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë.
REKOMANDIM! Të bëhen trajtime parandaluese, pa u shfaqur sëmundja, menjëherë pas shirave, çdo dy javë.
Trakeoverticilioza
Shkaktohet nga kërpudhë polifage dhe e vështirë për t’u luftuar. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm dhe fidanë të shartuar me nenshartesa te qëndrueshme si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë.
Antraknoza
Dëmton pjesët mbitokësore të bimës. Mbi gjethe e fruta formohen njolla ujore të rrumbullakta që duke filluar nga zona qëndrore në periferi marrin ngjyrë nga e kuqërremta në të zezë. Efekt të mirë parandalues jep qarkullimi bujqësor, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm dhe fidanë të shartuar me nënshartesa të qëndrueshme si dhe trajtimi me t’u shfaqur shenjat e para të sëmundjes.
Afidet
Afidi më i rrezikshëm për bimët bostanore është Aphis gossypii, Këpusha e kuqe etj. Shkatrrojnë qelizat e mezofilit të gjethes duke i tharë plotësisht ato. Masat: heqja e barërave të këqija. Lufta kimike me akaricide.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen e shalqinit, Ambalazhimin dhe Ruajtjen e Frutave pas vjeljes
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.
Lexo më shumëCilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?
Lexo më shumëCila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumëFermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumë