REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Spinaqi i Zelandës së Re është bimë barishtore njëvjeçare me origjinë nga Zelanda e Re dhe Australia.
Spinaqi i Zelandës së Re është perime me shtrirje jo fort të madhe. Kultivohet kryesisht në vendet e ngrohta të Afrikës, Azisë dhe Europës. Në vendin tonë njihet pak dhe ka përdorim të kufizuar, por për vlerat ushqimore dhe përdorimi i gjithanshëm në guzhinë, është kulturë perimore që duhet të përhapet më shumë.
Përse ka rëndësi përhapja e spinaqit të Zelandës së Re në vendin tonë?
Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e spinaqit të Zelandës së Re për klimën, tokën dhe parabimën ?
Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm. Në zonat me klimë të butë, ajo mund të kultivohet gjatë gjithë vitit. Kultivohet me sukses në zona klimatike me mot të freskët dhe në zonat e ngrohta, rezultate të mira në prodhim jep gjatë periudhës së freskët të vitit.
Kujtesë për kultivuesit e spinaqit të Zelandës së Re!
Në cilat toka shkon më mirë spinaqi i Zelandës së Re?
Spinaqi i Zelandës së Re, si spinaqi i zakonshëm mund të kultivohet në të gjitha tipet e tokave. Pëlqen toka të thella, të freskëta, të pasura me lëndë organike dhe me aftësi të lartë ujëmbajtës. Spinaqi i Zelandës së Re pëlqen tokat ranoargjilore, të pasura me lëndë organike me pH 6.5-7.5.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë spinaqit të Zelandës së Re?
Parabimë të mira për spinaqin e Zelandës së Re janë të gjithë bimët që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore si rezultat i plehërimit me pleh organik.
Ndërkohë spinaqi është një parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve të tjera.
KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e spinaqit të Zelandë së Re pas vetvetes. Është mirë që të mos rikthehet në të njëjtën tokë për 2-3 vjet.
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e spinaqit të Zelandës së Re?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e spinaqit të Zelandës së Re duhet të kemi parasysh këto specifika:
Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Pas punimit të parë në thellësi rreth 26-30 cm në përputhje me periudhën e mbjelljes, kryhen punime përgatitore, gjatë të cilave bëhen trajtime për kontrollin e barërave të këqija. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Toka kërkohet të mbahet në kullim të plotë dhe të gatshëm për ujitje gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës.
Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të spinaqit të Zelandës së Re, këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë në dozën 30-50 kv/dyn, i cili përmbyset gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje. Në të njëjtën kohë, shpërndahen edhe të gjithë llojet e plehërave kimike kryesisht fosforike, potasike si dhe 1/3 e atyre azotike. Sasia tjetër e Plehut azotik hidhet gjatë periudhës bimore.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek spinaqi i Zelandës së Re?
Kërkesat e spinaqit të Zelandës së Re ndaj elementëve ushqyes janë të larta. Plehërimi këshillohet të bëhet në përputhje me tipin e tokës , pjellorinë e saj, periudhën dhe mënyrën e kultivimit, etj. Për të siguruar një prodhim prej 25-30 kv/dyn, në varësi të pjellorisë së tokës, këshillohet të përdoren 30-50 kv/dyn pleh organik i kalbur, 8-10 kg azot (N), 4-5kg fosfor (P2O5) dhe 10-12 kg potas (K2O).
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Mbjellja dhe kultivimi i spinaqit të Zelandës së Re.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?
Lexo më shumëPërse gruri meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumëPërse laboti meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumëPërse kolërabi meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë