Standardet në agroushqim GLOBALG.A.P.




GLOBAL G.A.P. filloi veprimtarinë në vitin 1997 nën emrin EUREPGAP

Ajo ishte një nismë e shitësve të ndryshëm me pakicë, të cilët u ndërgjegjësuan për shqetësimet në rritje të konsumatorëve lidhur me sigurinë ushqimore, ndikimin mjedisor dhe shëndetin, sigurinë e mirëqenien e punëtorëve dhe kafshëve. Zgjidhja e tyre ishte harmonizimi i standardeve dhe procedurave të tyre, dhe krijimi i një sistemi certifikimi të pavarur për Praktikat e Mira Bujqësore (G.A.P.).

Në Përgjithësi, GLOBAL G.A.P i ndihmon prodhuesit të përmbushin kritere të caktuara për sigurinë ushqimore, metodat e prodhimit të qëndrueshëm, mirëqenien e punonjësve dhe kafshëve, përdorimin e përgjegjshëm të ujit, ushqimin e përbërë për kafshët dhe materialet për shumimin e bimëve.

Sot, GLOBALG.A.P. është sistemi udhëheqës në botë për sigurinë në ferma, duke i përkthyer kërkesat e konsumatorëve në Praktikat e Mira Bujqësore në një numër gjithnjë e më të madh vendesh, aktualisht numërohen më shumë se 125 vende. GLOBALG.A.P. është një standard i njohur në nivel ndërkombëtar për prodhimin në ferma.

Qëllimi kryesor i GLOBALOG.A.P. është prodhimi i sigurt dhe i qëndrueshëm bujqësor në dobi të fermerëve, shitësve me pakicë dhe konsumatorëve në mbarë botën.

Certifikimi i GLOBALG.A.P.  mbulon:

- Sigurinë ushqimore dhe gjurmueshmërinë
- Mjedisin (duke përfshirë biodiversitetin)
- Shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e punonjësve
- Mirëqenia e kafshëve 

GLOBALG.A.P. përfshin Menaxhimin e Integruar të të Mbjellave (Integrated Crop Management - ICM), Kontrollin e Integruar të Pesticideve (Integrated Pest Control - IPC), Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (Quality Management System - QMS), dhe Analizën e Rrezikut dhe Pikat Kryesore të Kontrollit (Hazard Analysis and Critical Control Points - HACCP).
Për shumë shitës me pakicë, GLOBALG.A.P. është parakushti kryesor për bashkëpunimi me prodhuesit. Prandaj, fermerët në Shqipëri, veçanërisht prodhuesit e frutave dhe perimeve që janë të interesuar për eksportin e produkteve të tyre, duhet të zbatojnë standardin GLOBALG.A.P. në prodhimin e tyre.

Data e publikimit: 02/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I QEPËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të Bizeles në fushë të hapur

Përse bizelja po gjen përhapje në vendin tonë dhe cilat janë kërkesat e bizeles për klimën, tokën dhe parabimën?

Lexo më shumë

DEZINFEKTIMI NË FERMAT E GJEDHIT

Përse është i nevojshëm dezinfektimi në ambjentet e mbarështimit të kafshëve të fermës?

Lexo më shumë

PËRGATITJA E LAKRËS PRANVERORE PËR EKSPORT

Në 5-6 vitet e fundit Shqipëria ka filluar të rrisë eksportin e lakrës pranverore në vendet e Evropës.

Lexo më shumë