Teknologjia e kultivimit të Bizeles në fushë të hapur




Origjina e bizeles përllogaritet të jetë në disa vatra por, ajo e zonës së Mesdheutështë më e rëndësishme për nga pikpamjaekonomike. Në vendin tonë bizelja kultivohet kryesisht në të gjithëzonën e Ulëtdhe Bregdetare, por edhe në zonat veri-lindore dhe jug-lindore të venditsi Korçë, Pogradec, Dibër, etj. 

Përse bizelja po gjen përhapje  në vendin tonë?

Kjo sepse:

  • Frutat e kësaj bime po gjejnë përdorim gjithjë e më shumë në guzhinat tona për vlerat ushqimore sidomos ato proteinike që ka dhe përdorimin e saj gjatë gjithë vitit duke u konsumuar si gjellënë formë të freskët por edhe të konservuara.
  • Vendi ynë ka kushte të përshtatshme klimatiko-tokësore për kultivimin e bizeles, sidomos vendet e ulëta dhe bregdetare.
  • Bizelja ka aftësi të mira prodhuese dhe efektivitet ekonomik, fermeri siguron të ardhura të kënaqshme.

Cilat janë kërkesat e bizeles për klimën, tokën dhe parabimën?

Bizelja është bimë e klimës së butë. 

  • Temperatura minimale e mbirjes është 4.4 0C
  • Temperatura optimale e mbirjes është 20 0C
  • Temperatura më e ulët për rritjen dhe lulëzimin është 10 0C
  • Temperatura e përshtatshme për rritjen dhe lulëzimin është 150- 20 0C

 

REKOMANDIM!

FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË BIZELE, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË SAJ:

Temperaturat e larta favorizojnë lulëzimin dhe pjekjen e hershme, por kanë ndikim negativ në cilësinë e prodhimit. 

Ngricat pranverore(nga 20-4 0C) dëmtojnë rëndë bimët e bizeles.

Kërkesat ujore të bizeles janë mesatare deri në fillimin e lulëzimit, më tej rriten dhe janë mjaft të larta në fazën e lidhjes së bishtajave dhe gjatë rritjes së tyre. 

Nga ana tjetër, shirat e mëdha gjatë lulëzimit dhe lidhjes së bishtajave janë të dëmshme, sepse kufizojnë aktivitetin e polenizuesve, rrëzojnë lulet dhe bishtajat e vogla, favorizojnë prekjen nga sëmundjet, etj.

 

Në cilat toka shkon më mirë bizelja?

Bizelja parapëlqen toka të thella, argjilo-lymore, të lehta, me aftësi të mira ujëmbajtëse, të kulluara e të ajrosura mirë, me ph 5.6-6.

Tokat ranore japin prodhim më të hershëm , por me cilësi më të ulët se ato argjilore.

Në toka me përmbajtje të lartë kalciumi, rritet me vështirësi dhe shpesh shfaq shenja të klorozës.

Bizelja është shumë e ndjeshme ndaj tokave me kripëzim qoftë dhe me nivele të ulëta kripe. Nuk pëlqen tokat e rënda, të lagëta dhe të ftohta.

 

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë bizeles? 

Bizelja shkon me sukses pas çdo bime bujqësore. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e bimëvetë familjes bishtajore), bizelja nuk duhet të mbilletnë jo më pak se 4-5 vjet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues.

See the source image

 

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e bizeles?

Punimi i tokës

Toka duhet punuar në thellësinë 25-30cm.

Numri i punimeve dhe i atyre përgatitore duhet të bëjnë që toka para mbjelljes të jetë e shkrifët e me strukturë. Për shkak të vështirësive që ka gjatë procesit të mbirjes, bizelja kërkon përgatitje shumë cilësore të shtratit të mbjelles që realizohet nëpërmjet frezimeve ose diskimeve.

Punimet duhet të përfundojnë të paktën 7-10 ditë para mbjelljes së farës.

 

Kanalet kulluese dhe vaditëse

Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

 

Plehërimi i tokës

Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike etj. Kur bizelja mbillet pas drithërave ose në toka të varfëra në azot, duhet plehëruar gjatë mbjelljes me sasi të ulta azoti.

Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës.

Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.

 

Sasia dhe raporti i plehërimit të bizeles

Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek bizelja ? 

Studimet e fundit kanë treguar që është shumë e rëndësishme të hidhen gjatë mbjelljes 2.5-3.5 kg azot për dynym,vetëm në tokat e varfëra me elementin azot megjithëse bizelja është bimë azotofiksuese.

Fosfori është mjaft i rëndësishëm për prodhimin e bizeles. Hidhet para mbjelljes rreth 7-10 kg fosfor për dynym.

 

REKOMANDIM !

Në tokat mesatarisht të pasura nuk hidhen plehra azotike. Në tokat e varfëra me azot, plehërimi azotik me doza të lehta është i rekomanduar dhe vetëm në fillim të periudhës bimore, kur bimët të kenë lartësi 10 cm, në të cilat nuk janë zhvilluar gungëzat e bakterieve azotofiksuese. 

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Mbjelljen dhe kultivimin e bizeles.

 

Data e publikimit: 30/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Çfarë elementësh duhet të përmbajë Plani i Biznesit?

Lexo më shumë