REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Ndonëse temperaturat e ulta kanë një ndikim të theksuar në jetën e shumë gjallesave, gjedhi sikurse dhe të imtat janë të mirë paisur me elementë që garantojnë tolerancën ndaj temperaturave të ulta, dëborës, akullit apo erës. Ato tolerojnë mjaft mirë edhe temperaturat që zbresin deri në -7°C apo -8°C.
Por, cilët janë faktorët që mundësojnë tolerancën ndaj temperaturave të ulta?
Së pari, do të përmendim këtu lëkurën. Ajo është shumë e ashpër e sëbashku me shtresën e qimeve krijojnë një mburojë të mirë izoluese në dimër.
Së dyti, rumeni përbën një tjetër faktor për përballimin e temperaturave të ulta. Vetë proçesi i tretjes, që siç e dini ndodh në katër dhoma të rumenit, prodhon nxehtësi. Ndërkohë që rumeni punon për të zbërthyer celulozën, mikrobet futen në funksion në mënyrë anaerobike (në mungesë ajri) duke çliruar gazra që mbajnë trupin e kafshës të ngrohtë.
Sidoqoftë, mbani parasysh se rënia e mëtejshme e temperaturave shkakton edhe rënie të prodhimit të qumështit. Kjo ndodh pasi një pjesë e energjisë që nevojitet për prodhimin e qumështit, shkon drejt ruajtjes së temperaturës trupore. Ndaj, mëposhtë ju rekomandojmë disa nga masat që mund të ndërmerrni për përballimin e temperaturave të ulta. Masa të tilla përfshijnë:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Ujin dhe Rëndësinë e Tij në një Mot të Ftohtë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato
Lexo më shumë
Ndër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:
Lexo më shumë
Fermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumë
Sa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?
Lexo më shumë