RËNDËSIA E PLEHUT ORGANIK




Plehu organik është një nga komponentët kryesorë për zhvillimin e aktivitetit bujqësor. Rëndësia dhe vlera e tij qëndrojnë në mundësinë që krijohet përmes shitjes si një komoditet bujqësor që realizon rregullimin e strukturës fizike të tokës, ndikon në rritjen e pjellorisë së tokës, përbërjes kimike së saj, si dhe shërben si përmirësues i organizmave të gjallë të tokës.

 

Ja disa nga ndikimet direkte të plehut organik:

  • Duke përmirësuar strukturën e tokës, plehu ndihmon në krijimin e porozitetit që mundëson depërtimin e ujit më lehtësisht si dhe ajrosjen e tokës. Lënda organike ndikon gjithashtu në rritjen e kapacitetit ujëmbajtës të tokës, e veçanërisht kjo në tokat rënore dhe të shkrifta. Duke mundësuar depërtimin e ujit, lënda organike ndikon gjithashtu në uljen e shpëlarjes së sipërfaqes së tokës, uljen e nivelit të erozionit të saj si dhe uljen e ndikimit të erës në erozion.

Lënda organike luan një rol të rëndësishëm edhe në temperaturën e tokës duke e mbajtuar atë të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë. Pa dyshim, lënda organike merr rëndësi të veçantë si një burim energjie për rritjen e mikroorganizmave aq të rëndësishëm për tokën. Lënda organike gjithashtu siguron një burim të rëndësishëm lëndësh të domosdoshme për bimësinë siç janë azoti, fosfori, potasi, magnezi dhe squfuri.

  • Në kushtet e sotme kur veçanërisht prodhimi i perimeve, si në sera ashtu edhe në fushë të hapur po zhvillohet gjithnjë e më shumë, si dhe në kushtet e rënies së numrit të krerëve të blegtorisë, vlera e plehut organik po rritet gjithnjë e më shumë. Ndonëse përpara disa vitesh plehu organik gjente treg me vështirësi, sot vlera e 1m³ pleh arrin nga 1,500-2,500 lekë në varësi nga zonat dhe kërkesat. Ai po gjen më shumë përdorime gjithashtu edhe në zonat urbane përmes kopshtarisë. Ndërkohë në fermat komerciale blegtorale gazi metan që çlirohet nga plehu organik po përdoret si burim energjie për ngrohje, ndriçim, etj.

Një praktikë e tillë nuk është ende e aplikuar në Shqipëri, gjithsesi mbetet një mundësi për fermat e mëdha komerciale.  

  

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Prodhimin e Plehut Organik dhe Manipulimin e Jashtëqitjeve.                                                                                            

 

 

Data e publikimit: 01/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ABORTET NË TË IMTA

Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato

Lexo më shumë

CILËT JANË DISA SHKAKTARË TË TJERË TË ABORTEVE NË TË IMTA?

Ndër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:

Lexo më shumë

RËNDËSIA E BUJQËSISË URBANE DHE SIGURIMI I USHQIMIT PËR ZHVILLIMIN E QYTETEVE TË SHËNDETSHME DHE TË QËNDRUESHME

Fermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin

Lexo më shumë

ÇFARË PROBLEMESH SHKAKTON MUNGESA E MENAXHIMIT TË DUHUR TË JASHTËQITJEVE

Ju si fermer nuk jeni përgjegjës vetëm për mbarështimin e kafshëve të fermës, por njëkohësisht duhet të tregoni kujdesin e duhur edhe për mjedisin që ju rrethon.

Lexo më shumë