Pjepri është një kulturë shumë e përhapur në Shqipëri. Ai prodhohet kryesisht në zonat bregdetare dhe deri në ato paramalore; në fushë të hapur dhe në mjedise të mbrojtura. Produkti përfundimtar, shitet si në tregun vendas dhe në atë të jashtëm. Në zonat bregdetare, mbjellja mund të realizohet në dy sezone, ku sezoni i parë fillon nga mesi i shkurtit deri në mesin e marsit dhe sezoni i dytë fillon nga fundi i qershorit deri në mes të korrikut. Ndërsa në zonat më të ftohta mbjellja realizohet vetëm në një sezon i cili fillon në mes-marsi dhe deri në mes-prilli. Vjelja në zonat bregdetare fillon në muajin prill dhe mbaron në muajin tetor. Kjo hapsirë kohore i përfshin të dy sezonet. Ndërsa në zonat më të ftohta vjelja zgjat në muajt korrik-shtator.
Duhet të kemi parasysh që pjepri është një bimë që kërkon tempretarura mbi 22°C gjatë ditës dhe mbi 17°C gjatë natës, si dhe ndriçim të lartë dhe lagështi ajrore midis 70-80%. Më poshtë do të gjeni llojet kryesore të pjeprit të cilat kultivohen në Shqipëri:
Llojet e tjera si Pjepri i Baba Dimrit (Piel de Sapo), Vesa e mjaltit (Honey Dew), Pjepri me gjëmba nuk kultivohen në Shqipëri për shkak se nuk janë të përshtatshme me kushtetet klimaterike shqiptare.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi mbjelljen e fidanit të pjeprit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumëFermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumëSa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?
Lexo më shumëCilët janë faktorët që kontrollojnë proçesin e dekompozimit dhe kujdesi që duhet të tregoni për trajtimin e tyre duke qenë se jashtëqitjet e kafshëve përbëjnë një rrezik potencial për sëmundjet infektive tek njerëzit.
Lexo më shumë