PRODHIMI I FARËS SË LOLIUMIT NJËVJEÇAR




                                                                          REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Fara e loliumit njëvjeçar mund të prodhohet nga:

  • mbjelljet e zakonshme për prodhimin e  njomishtes; 
  • mbjellje të veçanta(të specializuara) për prodhimin e  farës.

Në mbjelljet e zakonshme për prodhimin e njomishtes: rëndësi i kushtohet zgjedhjes së parcelës që do të lihet për farë. Për prodhimin e farës, zgjidhen ato parcela që kanë bimësi të shëndetshme dhe të pastra nga barërat e këqija

Në këtë rast rëndësi ka ndërprerja e kositjeve për masë e cila për vendet e ngrohta ndërpritet dhjetëditorin e parë të muajt prill dhe për zonën e ftohtë fillimi i majit. Masa e korrur duhet të largohet brenda 2-3 ditëve dhe menjëherë pas largimit të saj bëhet plehërimi plotësues me plehra azotike, nitrat ose ure, në masën 40 - 46 kg/ha lënde aktive. Mbjelljet e specializuara për prodhim farejanë më të mira dhe zbatohen parametra teknologjikë të diferencuar.

Në këto raste mbani parasysh:

  • Mbillet pak më vonë, 15 shtator deri 25 tetor.
  • Mund të kryhet vetëm një kositje në pranverë (nuk duhet të kalojë data 10 prill) në rastet e infeksionit të lartë nga barishtet e këqija dhe kur kemi rritje të bujshme e rrëzim të bimësisë.

Korrja dhe shirja e farës
Tek loliumi njëvjeçar pjekja e farës është shumë e shpejtë. Pjekja nuk është uniforme, lastari i parë (kryesor) piqet më shpejtë se të tjerët. Kur korrja realizohet me moto-korrëse, korrja bëhet në fazën e pjekjes së qumësht - dyllit të lastarëve të parë kryesorë, ndërsa me autokombajnë korrja bëhet në fillim të pjekjes së plotë. Shenjë dalluese për fillimin e korrjes me kombajnë është mbetja e farës në dorë nga tërheqja e kallirit ose këputja e tij gjatë kalimit në ngastër. Pra korrja fillon kur në ngastër është arritur pjekja e plotë në masën 80%. 

Lagështia e farës së sapokorrur mund të jetë 40 - 50%, prandaj vëmendje e veçantë pas korrjes i kushtohet tharje së farës. Fara shtrihet (hapet), në vende të përgatitura për tharjen e farës (lëmenj të shtruar me çimento) në trashësi 10cm dhe lëvizet herë pas herë deri sa lagështia e farës të arrijë 13 – 14%. Pas tharjes fara kalohet në makineri pastruese të tipit ajër/shoshë ose ndarës graviteti, më anë të cilave realizohet ndarja e pastrimi i farë nga barërat e këqija dhe farat e papjekura. Pas tharjes e pastrimit fara ambalazhohet në thasë dhe magazinohet në vende të thata e të ajrosura. Rendimenti i farës mund të jetë 4-10 kv/ha.

Data e publikimit: 11/05/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË BURXHAKUT

Cilat janë kërkesat e burxhakut për klimën (temperaturë dhe lagështirë)?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KUTIVIMIT TË KOÇKULLËS

Kërkesat e koçkullës për klimën dhe tokën

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË ELBIT

Kërkesat e elbit për klimën dhe tokën

Lexo më shumë

KULTIVIMI I PANXHARIT FORAGJER

Për një kultivim të suksesshëm të panxharit foragjer ju rekomandojmë të mbani parasysh:

Lexo më shumë