Burxhaku (Vicia sativa L.), në vendin tonë i njohur me emrat grashina dhe groshëza. Burxhaku është bimë foragjere e cila mund të konsumohet e freskët, barë i thatë (sanë), silazh dhe si koncentratë. Burxhaku është bimë tradicionale për vendin tonë, e kultivuar që në kohë të lashta, veçanërisht në fshatrat e zonave jug-lindore. Përhapje ka marrë mbjellja e burxhakut e bashkëshoqëruara me tërshërë, thekër, egjrën italiane, etj.
Nga përmbajtja e lëndëve ushqimore, burxhaku dallohet për përmbajtje të lartë proteinash dhe përvetueshmëri nga organizmi i kafshëve. Masa e gjelbër përmban 19,7 - 24,2% protein, 45,5 - 135,8 mg/100 g vitaminë C, 2,9 - 7,8 mg/100 g karotinë dhe minerale. Përmbajtja e proteinave në fara është 29,1 - 34,9%. Është një parabimë e mirë për të gjitha kulturat bujqësore, sepse është bimë që e pasuron tokën me azot e lëndë organike. Gjithashtu, burxhaku mbron tokën nga erozioni dhe përdoret për plehërim të gjelbër në pemët frutore dhe vreshtat. Burxhaku është përdorur në mjekësi për trajtimin e ekzemës, acarimeve të tjera të lëkurës dhe si një antiseptik.
Cilat janë kërkesat e burxhakut për klimën (temperaturë dhe lagështirë)?
Burxhaku preferon klimat e buta.
Burxhaku e duron hijen e pjeshme, prandaj gjen përdorim si bimë për plehërimin e gjelbër. Dëmtohet rëndë nga lagështia e tepërt në tokë, prandaj ka rëndësi të veçantë kullimi i ngastrave duke bërë vija të thella kulluese njësoj si për grurin e të lashtat e tjera që mbillen në vjeshtë. Në fillim të vegjetacionit burxhaku është i ndjeshëm ndaj thatësirës, më vonë me rritjen e sistemit rrënjorë i duron thatësirat e përkohshme e të shkurtra. Rendimentet e larta në kokërr merren kur në muajt prill-maj bien shira periodike, kjo veçanërisht për zonat e larta.
Cilat janë kërkesat e burxhakut për parabimën dhe tokën?
Mbillet pas të lashtave, bimëve prashitëse, etj., ndërsa vetë është parabimë e mirë për të gjitha bimët. Ndaj llojit të tokës nuk ka shumë kërkesa, rritet e zhvillohet pothuaj në të gjitha llojet e tokave, me përjashtim të atyre me pH acid të theksuar. Në toka acide frenohet zhvillimi i baktereve azotofiksuese që jetojnë në simbiozë në rrënjët e bimës. Nuk toleron tokat e kripura.
Agroteknika e kultivimit të burxhakut
Burxhaku kultivohet për:
Për prodhim fare duhet ta mbjellim në toka të varfra, sepse në toka të shëndosha ka rritje të madhe vegjetative në dëm të farës.
Përgatitja e tokës: Konsiston në plugimin dhe dhe 2-3 diskime apo frezime deri në përgatitjen e një shtrati sa më të mirë të farës.
Plehërimi: Shpesh kërkohet plehërimi me fosfor. Një aplikim prej 3,5-4 kv/ha superfosfat i thjeshtë, para plugimit e përgatitjes së shtratit të mbjelljes, është i domosdoshëm në rast se përmbajtja e këtij elementi në tokë është e ulët.
Plehu potasik përdoret me dozën 2 – 3 kv/ha, kur përmbajtja e tij në tokë është e ulët. Megjithatë, aty ku analizat e tokës tregojnë më shumë se 25 deri në 30 ppm për fosforin (P) dhe 110 deri në 130 ppm për potasin (K) aplikimet mund të eliminohen. Kur mbillet si bimë e vetme, plehërat azotike nuk përdoret, pasi bima e merr azotin e nevojshëm nëpërmjet fiksimit simbiotik të azotit nga bakteret në nyjet e rrënjëve të bimëve. Megjithatë, nëse mbillet e bashkëshoqëruar me një bimë aplikoni azot në 75% të normave normale për graminoret.
Përgatitja e farës për mbjellje
Fara duhet të jetë e shëndoshë me aftësi mbirëse mbi 90%. Me anë të triorimit mënjanohen kokrrat jo të përshtatshme, të cilat i përdorim si koncentrat për blegtorinë.
Cilat janë afatet e mbjelljes së burxhakut?
Cilat janë normat e farës dhe distancat e mbjelljes së burxhakut?
Si foragjer i bashkëshoqëruar me tërshërë, thekër, egjër italiane mbillet në raport 60% buxhak dhe 40% e lashtë. Mund të bashkëshoqërohet buxhak 33%, bizele foragjere 33%, elb me thekër 34% me normë totale fare 130-150 kg/ha.
Në mbjelljet për prodhim foragjer (bashkëshoqërim me graminore) distanca midis rreshtave është 15 cm dhe mbjellja realizohet me makinat mbjellëse të të lashtave. Për prodhim fare mbillet në rreshta 40-60 cm, me normë fare 60-80 kg/ha.
Përkujdesjet dhe vjelja e prodhimit tek burxhaku
Burxhaku nuk kërkon ndonjë kujdes të veçantë gjatë vegjetacionit. Vëmendje i kushtohet kryesisht ngastrave për prodhim fare.
Vjelja e farës bëhet kur bimët janë zverdhur dhe bishtajat e para kanë marrë ngjyrë kafe të çelur. Kujdes duhet treguar për korrjen e shirjen e shpejtë dhe pa firo. Shirat, në kohën e pjekjes, mund të dëmtojnë plotësisht farën po nuk u treguam të vëmendshëm për ta shirë sa më shpejt. Kashta, pas shirjes, grumbullohet, lidhet e kavealetohet dhe përdoret gjatë dimrit për bagëtitë.
Kositja për masë të gjelbër e burxhakut të mbjellë me vete bëhet në fazën e gonxhimit, ndërsa në bashkëshoqërim me egjrën italiane, thekrën dhe tërshërën kur të fillojë lulëzimi i graminoreve, ndërsa burxhaku mund të ketë filluar lulëzimin në masën deri 20% të bimëve. Masa e njomë mund të përdoret si ushqim direkt për bagëtitë, mund të silazhohet ose thahet.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Kërkesat e koçkullës për klimën dhe tokën
Lexo më shumëKërkesat e elbit për klimën dhe tokën
Lexo më shumëPër një kultivim të suksesshëm të panxharit foragjer ju rekomandojmë të mbani parasysh:
Lexo më shumëCilat janë shërbimet agroteknike tek misri gjatë vegjetacionit?
Lexo më shumë