Koçkulla (Lathyrus sativus L.) vlerësohet si një bimë bishtajore me nivel të lartë të proteinës në kokërr, barin e thatë dhe mjaft e përshtatshme ndaj kushteve të ndryshme klimatike-tokësore. Si e tillë, koçkulla përbën një burim ushqimi për popullsinë por kryesisht për blegtorinë, sidomos në zonat kodrinore – malore, të thata e temperatura të larta. Në kushte të tilla, koçkulla është një bimë alternative për plotësimin nevojave të blegtorisë për bazë ushqimore në sasi e cilësi (koncentrat, barë i njomë e i thatë).
Në miellin e kokrrave ajo përmban 25-30% proteinë, 1,9% yndyrë, 4 – 5% celulozë, 3% hi, ndërsa në barin e thatë koçkulla përmban 15-17% proteina. Në fillim të lulëzimit është më e pasur me karotinë. Kjo e bën atë një bimë për barë të thatë shumë të mirë, që konsumohet gjatë periudhës së dimrit nga të gjitha kategoritë e gjësë së gjallë. Kokrrat e bluara përzihen me koncentratet e tjera në masën 20 – 25% të racionit ushqimor.
E rëndësishme! Përdorimi i tepërt dhe i njëanshëm nuk rekomandohet, sepse koçkulla përmban një substancë e quajtur acidi oksalil diaminopropionik “ODAP” nga i cili shkaktohet sëmundja e quajtur latirizëm, që jep paralizë të gjymtyrëve të poshtme e sistemit nervor. Përmbajtja e këtij acidi është e pranishme në masën e njomë, kokërr dhe është më e lartë në vite të thata, në varietet me kokrra me ngjyrë të errët dhe më e pakët në ato me ngjyrë të bardhë-krem.
Kërkesat e koçkullës për klimën dhe tokën
Kërkesat për temperaturë
Cilat janë kërkesat e koçkullës për tokën dhe parabimën?
Koçkulla dallohet për kërkesa të pakta të tipave të tokave si dhe sasive të lëndëve ushqyese dhe si e tillë kultivohet me sukses si në toka të rënda, të lehta e skeletike duke dhënë një prodhim të kënaqshëm. Nuk paraqet kërkesa të veçanta për parabimën dhe është parabimë shumë e mirë për të gjitha bimët që mbillen pas saj.
Agroteknika e kultivimit të koçkullës
Përgatitja e tokës për mbjellje kryhet si të gjitha bimët e tjera të arave duke krijuar një shtrat sa më të mirë për farën. Meqenëse është me interes të mbillet në zonat kodrinore malore, ku shumica e tokave është me taban të cekët dhe me pjellori natyrale të ulët, për një prodhim 220-250 kv/ha masë të njomë dhe 12-15 kv/ha kokërr është e nevojshme që në diskim, para mbjelljes, të përdoren 50-60 kg/ha fosfor (P2O5), 70-80 kg/ha potas (K2O) dhe gjatë periudhës vegjetative 70-80 kg/ha azot (N).
Cilat janë afatet e mbjelljes së koçkullës?
Koçkulla mund të kultivohet për foragjere (e vetme ose e bashkëshoqëruar) dhe prodhim kokrre, prandaj edhe afatet e mbjelljes janë në varësi të qëllimit të përdorimit. Gjithashtu afati i mbjelljes varet edhe nga zona e kultivimit.
Afatet e mbjelljes në zonën e ulët bregdetare
Cilat janë normat e farës dhe distancat e mbjelljes të koçkullës?
Norma e farës dhe distancat e mbjelljes janë në varësi të destinacionit të kultivimit (për prodhim foragjer apo prodhim kokërr).
Distancat e mbjelljes tek koçkulla:
Shërbimet gjatë vegjetacionit tek koçkulla
Vjelja e prodhimit tek koçkulla
Në mbjelljet për prodhim foragjer (për masë e thatë ose silazh pranveror), kositja bëhet në fazën e lulëzimit të plotë të koçkullës, ndërsa bimët graminore janë në fazën e daljes së kallirit. Kur koçkulla kultivohet për prodhim kokërr korrja e shirja e saj bëhet kur 90-95% e bishtajave kanë marrë ngjyrë gri në të zezë.
Shkulja ose korrja e bimëve kryhet herët në mëngjes dhe shirja bëhet me kombajnë. Pas shirjes prodhimi kokërr pastrohet e thahet deri sa lagështia në kokërr të arrijë 13-14%. Prodhimi ambalazhohet në thasë dhe ruhet në depo të ajrosura dhe të thata. Rendimenti kokërr arrin në 12-15 kv/ha dhe 60-70 kv/ha bar i thatë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë kërkesat e burxhakut për klimën (temperaturë dhe lagështirë)?
Lexo më shumëKërkesat e elbit për klimën dhe tokën
Lexo më shumëPër një kultivim të suksesshëm të panxharit foragjer ju rekomandojmë të mbani parasysh:
Lexo më shumëCilat janë shërbimet agroteknike tek misri gjatë vegjetacionit?
Lexo më shumë