Është operacioni që kryhet në pemë pas hyrjes së saj në prodhim. Nëpërmjet krasitjes prodhuese, krasitësi ndërhyn me qëllim që t'i siguroje bimës një korrelacion (ekuilibër) sa më të drejtë ndërmjet rritjes vegjetative dhe asaj prodhuese. Gjithashtu gjatë kësaj krasitje synohet edhe ruajtja e formës së kultivimit (kurorës së caktuar).
Nëpërmjet krasitjes syno që pemës t’i sigurohet mundësia e rritjes dhe e zhvillimit të degëzave me sytha prodhues (frutorë).
Krasitja prodhuese në bimët e dardhës, sipas kohës kur ato kryhen, ndahet në:
Krasitja dimërore tek dardha
Karakteristike e farorëve është se, në moshat e para të jetës së tyre, ato kanë më shumë degëza vegjetative dhe më pak degëza të përziera (me sytha frutore dhe vegjetative). Me avancimin e moshës së pemëve vërehet se degëzat vegjetative rrallohen dhe shfaqen më shumë degëzat e përziera të cilat kanë sytha vegjetative dhe frutorë.
Në bimët e moshave të reja, krasitësi duhet të synoje ne rrallimin e degëve vegjetative, por kurrë ne largimin e plotë të tyre. Nëse ato hiqen totalisht, do të thotë që për vitin e ardhshëm nuk do të këtë me sytha frutore dhe prodhimin e dëshiruar. Nëse në bimët e moshave të reja ka shumë degë vegjetative dhe shumë pak degë frutore, duhet të aplikohet përkulja e degëve vegjetative. Ato duhet të lidhen me litarë/kallama/hunj druri, fije të ndryshme, etj. dhe të përkulën në një kënd afër 90 gradë me qëllim që të ndihmohet diferencimi i sythave frutore për vitin e ardhshëm.
Gjatë krasitjeve prodhuese dimërore te dardha duhen pasur parasysh disa veçori:
Gjatë krasitjeve dimërore, në përgjithësi, tek dardha duhet të ndiqen këto rregulla kryesore:
Krasitjet verore tek dardha
Krasitja verore te dardha nuk duhet praktikuar intensivisht. Ajo duhet të përqendrohet në:
Kur mendoni se ndonjë nga këto degë do të shërbeje për formimin e një krahu (degë skeletore apo veshëse), vendosni ju, atëherë ajo duhet të pincohet me qëllim që të ndaloje rritjen në lartësi dhe të vazhdoje diferencimin e degëzave veshëse, të cilët do të shërbejnë për prodhimin e ardhshëm.
Si dhe kur duhet të bëhet rrallimi i frutave?
Qëllimi i rrallimit, tek dardha, është të zvogëlojë numrin e frutave për degëza për të krijuar një hapësirë të mjaftueshme për rritje e zhvillim normal të frutave. Heqja e frutave është veçanërisht e dobishme gjatë sezoneve me prodhim të madh të frutave ose lagështisë së pamjaftueshme. Sasia e rrallimit varet nga mosha e pemës, kultivari dhe ngarkesa e prodhimit. Tradicionalisht, pemët e reja të dardhës zhvishen nga frutat në 4 vitet e para të rritjes për të siguruar shëndetin dhe rritjen e duhur të pemëve.
Nëse ngarkesa e përgjithshme e prodhimit është e rëndë, zvogëloni numrin e frutave për grupime në 1 ose 2. Nëse lidhja e frutave nuk është e tepërt, 2-3 fruta për grup, nuk është nevoja e rrallimit sepse me këtë ngarkesë frutat do të arrijnë madhësi të kënaqshme.
Zakonisht operacioni i rrallimit të frutave kryhet me dorë, por në sipërfaqe të mëdha mund të aplikohet rrallimi me kimikate.
Trajtimi kryhet pas lidhjes së frutave kur ato kanë arritur madhësinë 6 – 20 mm. Qarkullojnë disa lloje preparatesh të cilat kanë specifikat e tyre të përdorimit, prandaj për preparatin, përqendrimin dhe kohën e përdorimit konsultohu me specialistin dhe fitofarmacistin e zonës tuaj.
Kujdes! Në këtë operacion duhet të kihen mirë parasysh vetia e dardhës, ku në një lulese, nuk lidhen më shumë se 1-1,3 fruta. Kështu që rrallimet e frutave duhet të bëhen më shumë kujdes tek kjo bimë.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike tek dardha
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Vjelja e dardhëve është pak më ndryshe nga shumica e frutave të tjera, pasi ato duhet të vilen para se të piqen. Nëse piqen në pemë, ato piqen nga brenda jashtë, kështu që pjesa e brendshme bëhet e qulltë (shumë e butë) para se të piqet zona e jashtme. Në këto raste ato dëmtohen lehtë dhe nuk i rezistojnë transportit.
Lexo më shumëNga niveli i shërbimeve agroteknike varet koha e hyrjes në prodhim, jetëgjatësia e pemishtes (dardhave), koha e shfrytëzimit, prodhueshmëria e pemishtes së dardhave, cilësia e prodhimit si dhe kostoja e prodhimit.
Lexo më shumëTë gjitha format bimore që kanë si nënshartesa dardhën e egër dhe gorricën, këshillohet forma e lirë e kultivimit dhe kryesisht ajo në formë kupore.
Lexo më shumëNgritja e pemëtoreve të reja është një investim me vlera të mëdha dhe gabimi më i vogël në fillim është me kosto të lartë dhe i pa korrigjueshëm më vonë.
Lexo më shumë