Format e kultivimit që mund të aplikohen tek dardha janë:
A) Të detyruara ku përfshihen format:
B) Forma të lira ku përfshihen format:
Stabilizimi (formimi) i formës kupore
Të gjitha format bimore që kanë si nënshartesa dardhën e egër dhe gorricën, këshillohet forma e lirë e kultivimit dhe kryesisht ajo në formë kupore.
Për ndërtimin e formës kupore fillohet që në vitin e parë pas mbjelljes. Fidani i mbjellë pritet në lartësinë 50-60 cm nga sipërfaqja e tokës dhe lihen të zhvillohen 3-4 lastarë të cilat do të shërbejnë për degët skeletore.
Në vitin e dytë këto lastarë priten në gjatësinë 15-20 cm me synimin që të lihen të zhvillohen 3-4 sythe të cilat do të shërbejnë për formimin e degëzave sekondare (të dyta). Në vitin e tretë do të procedohet si në vitin e dytë dhe në vitin e katërt, krasitësi duhet të aplikoje krasitjen prodhuese. Për krijimin e formës kupore, krasitësi duhet të zgjedhe 3-4 degë skeletore të lidhura fort me trungun. Kjo bëhet me qëllim që pema ti rezistoje mirë erërave, peshës së frutave dhe përmirësimit në maksimumin të ajrimit dhe të ndriçimit diellor. Për të siguruar një drejtim sa më të mirë të degëve skeletore duhet të aplikohen sistemet lidhëse si kallama, spango, distancierë druri ose plastikë, etj.
Stabilizimi i formës palmetë dhe kordon
Stabilizimi i formës piramidale me kate
Kjo formë bazohet në formimin e kateve të cilat vinë rreth e rrotull udhëheqësit qendror. Avantazhi i kësaj formë qëndron në faktin se katet vinë rreth e rrotull udhëheqësit qendror (ne 360 gradë) në formën e një suste dhe si e tillë kjo mënyrë kultivimi siguron një shfrytëzim më të mirë te hapësirës si në gjerësi ashtu edhe në lartësi. Kjo formë kultivimi bën që prodhimi për njësi të sipërfaqes të jetë më i lartë se sa ato spalierë apo palmetë.
Kjo formë kultivimi mund të stabilizohet qysh në vitin e tretë dhe vazhdon edhe për disa vite të tjera deri sa bima të shkojë në lartësinë që fermeri kërkon ta kultivoje (zakonisht ne 3.4 - 3.5 m). Në vitin e parë pas mbjelljes fidani pritet në lartësinë 45-50 cm nga toka. Gjatë stinës së pranverës dhe verës, midis lastarëve që shpërthejnë, zgjidhen 3 - 4 më të fuqishmit dhe që kanë dalë në kënd më të përshtatshëm me aksin kryesor të bimës. Këto do të shërbejnë edhe si degët skeletore të katit të parë. Për të rregulluar këndin e vendosjes se këtyre lastarëve, në ndihmë vine vendosja e kallamave/shkopinjve të cilat rregullojnë hapësirat e vendosjes së tyre.
Bëhet kujdes të lihet një lastar vertikalisht drejtë, me qëllim që të shërbejnë si degë udhëheqëse. Ky lastarë do të jetë më i fuqishëm se lastarët anësorë, të cilët do të shërbejnë si degë skeletore, me qëllim që ajo të siguroje jo vetëm rritjen në lartësi, por edhe të siguroje formimin e degëve të tjera skeletore/kateve në të ardhmen.
Në krasitjen dimërore (vitin e II) bëhet prerja e udhëheqësit në lartësinë 40 cm me qëllim që gjatë stinës së pranverës dhe verës të dalin lastarë të tjerë, të cilët shërbejnë për formimin e katit të dytë. Lastarët e tjerë anësore priten ne 2/3 e gjatësisë me qëllim që të stimulohet dalja e lastarëve veshës të cilat shërbejnë si degëza frutore. Në vitin e tretë aplikohet po kjo mënyre si në vitin e dytë dhe kështu bima hyn në formën e kultivimit piramidale me kate. Kjo mënyre aplikohet edhe për disa vite të tjera, derisa bima te marri formën e dëshiruar (afërsisht 3.4-3.5 m lartësi dhe 1.8-2 m gjerësi). Siç vërehet në skemë, nuk është shumë e rëndësishme nëse bimët ndërmjet tyre në rresht takohen njëra me tjetrën. Mjafton që gjatë krasitjeve te eliminohen/priten degëzat që hynë tek kurora e njëra tjetrës.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Krasitjen tek dardha
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Vjelja e dardhëve është pak më ndryshe nga shumica e frutave të tjera, pasi ato duhet të vilen para se të piqen. Nëse piqen në pemë, ato piqen nga brenda jashtë, kështu që pjesa e brendshme bëhet e qulltë (shumë e butë) para se të piqet zona e jashtme. Në këto raste ato dëmtohen lehtë dhe nuk i rezistojnë transportit.
Lexo më shumëNga niveli i shërbimeve agroteknike varet koha e hyrjes në prodhim, jetëgjatësia e pemishtes (dardhave), koha e shfrytëzimit, prodhueshmëria e pemishtes së dardhave, cilësia e prodhimit si dhe kostoja e prodhimit.
Lexo më shumëËshtë operacioni që kryhet në pemë pas hyrjes së saj në prodhim.
Lexo më shumëNgritja e pemëtoreve të reja është një investim me vlera të mëdha dhe gabimi më i vogël në fillim është me kosto të lartë dhe i pa korrigjueshëm më vonë.
Lexo më shumë