Ngritja e pemëtoreve të reja është një investim me vlera të mëdha dhe gabimi më i vogël në fillim është me kosto të lartë dhe i pa korrigjueshëm më vonë. Ju duhet të njihni:
Hapat që duhet të ndiqni për ngritjen e pemëtores së dardhës
Sistemimi sipërfaqësor dhe disiplinimi i ujërave.
Si të sistemoni tokën?
Disiplinimi i ujërave: Dardha është shumë e ndjeshme ndaj tepricës së lagështirës në tokë. Prandaj merr masa për disiplinimin dhe sistemimin e ujërave sipërfaqësore e ato nëntokësore. Kontrollo e sistemo rrjetin e kanaleve kullues për të larguar ujërat e tepërta të reshjeve dhe uljen e nivelit të ujërave nëntokësore në thellësinë më poshtë se 1.5 m.
Punimi i tokës dhe plehërimi bazë.
Distancat e mbjelljeve tek dardha
Distancat e mbjelljeve aplikohen në bazë të nënshartesave dhe të formave të kultivimit. Gjithashtu, distancat janë edhe në varësi të kushteve të terrenit, pjerrësisë së tokës, ekspozicionit ndaj diellit, pjellorisë së tokës, etj. Të dhëna përmbledhëse për distancat e mbjelljes jepen në tabelën e mëposhtme:
Nënshartesa | Forma e kultivimit | Distancat | |
Në mes rreshtave | Në mes bimëve | ||
Dardhë e egër | Piramidale me kate dhe me kate të përmirësuara; Kupore me kate dhe me kate të përmirësuara | 6-7m | 5-6m |
Gorricë | Piramidale me kate dhe me kate të përmirësuara; Kupore me kate dhe me kate të përmirësuara. | 6-7m | 5-6m |
Ftua | Kordon dhe palmeta me mbështetje të përhershme | Distancat normale 2,5 – 3 m, por mund të zbatohen edhe distancat 4 – 5m. | Distancat normale 1 – 1,5 m, por mund të zbatohen edhe distancat 1,5 - 2m. |
Vegjetative (OHF) | Kordon dhe palmeta me mbështetje të përhershme |
Sot tentohet në rritjen e numrit të bimëve për njësi të sipërfaqes dhe mbajtja e formave të detyruara dhe të ulëta të kurorës. Ky lloj kultivimi siguron përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e rendimentit. Ulja e kurorës, gjithashtu, lehtëson punën gjatë vjeljes me dorë.
Cilësia e fidanit, përgatitja e tij për mbjellje dhe mbjellja.
Cilësia e fidanit: Mundësisht siguroni fidan të cilësisë së parë. Ai duhet të plotësoi këto kritere:
Përgatitja e fidanit për ndjellje: Sistemit rrënjor shkurtohet deri në 25 cm gjatësi. Fidanët futen në ujë të rrjedhshëm, një ditë para mbjelljes, për 15-20 orë me qëllim që ato të marrin sasinë e ujit që kanë humbur gjatë kohës së ruajtjes/shtratifikimit, apo transportit të tyre. Trupi dhe rrënjët e fidanit, para mbjelljes, është mirë të dezinfektohen me lëng bordolez 1%.
Pika e shartimit vendoset rreth 15 cm mbi sipërfaqen e tokës. Ngjishe fidanin në tokën që të krijohet një kontakt sa më i mirë i rrënjës me dheun për të siguruar një zënie sa më të lartë. Vendos një mbështetëse/hu për të mbajtur sa më drejtë fidanin. Vendose fidanin në thellësinë që ka qenë në fidanishte dhe pikat e shartimit të fidanëve të jenë në një lartësi (siguron uniformitetin e pemëtores tuaj).
Koha më e përshtatshme për mbjellje janë muajt nëntor- dhjetor kur bima është në qetësinë dimërore.
Kujdes! Në rastet kur përdoren plehra organike e kimike gjatë mbjelljes sigurohu që sistemi rrënjor të mos kontaktojë direkt me plehrat sepse kontakti i tyre me rrënjën rrezikon tharjen e fidanit.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Format e kultivimit tek dardha
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Vjelja e dardhëve është pak më ndryshe nga shumica e frutave të tjera, pasi ato duhet të vilen para se të piqen. Nëse piqen në pemë, ato piqen nga brenda jashtë, kështu që pjesa e brendshme bëhet e qulltë (shumë e butë) para se të piqet zona e jashtme. Në këto raste ato dëmtohen lehtë dhe nuk i rezistojnë transportit.
Lexo më shumëNga niveli i shërbimeve agroteknike varet koha e hyrjes në prodhim, jetëgjatësia e pemishtes (dardhave), koha e shfrytëzimit, prodhueshmëria e pemishtes së dardhave, cilësia e prodhimit si dhe kostoja e prodhimit.
Lexo më shumëËshtë operacioni që kryhet në pemë pas hyrjes së saj në prodhim.
Lexo më shumëTë gjitha format bimore që kanë si nënshartesa dardhën e egër dhe gorricën, këshillohet forma e lirë e kultivimit dhe kryesisht ajo në formë kupore.
Lexo më shumë