NJË MUNDËSI EFIÇENTE PËR RRITJEN E TREGUESVE TË PRODHIMIT DHE RIPRODHIMIT PËR LOPËT




Çfarë është materiali biologjik elitar?

Sot në fermat e avancuara nuk shtrohet më çështja e inseminimit të një lope dhe lindjes së një pasardhësi, por cilësia e materialit biologjik, karakteristikat dhe realizimet e prindërve që përbëjnë ndryshimin e madh në prodhim, riprodhim dhe tiparet e transmetuara tek pasardhësit, përshtatshmëria e racës sipas kushteve të caktuara dhe synimeve të fermës, përshpejtimi i ritmeve të remontit në fermë, lehtësia në pjellje, përmirësimi i tipareve të dëshiruara tek pasardhësit, etj.

E kush më mirë se një dem i nivelit elitar dhe i trajtuar specifikisht si i tillë mund t’jua sigurojë këtë progres gjenetik?

Çfarë është materiali gjenetik i përzgjedhur për rezultate të dëshiruara në fermë?

  • Materiali gjenetik i përzgjedhur e me cilësi të lartë siguron jo vetëm shkallë të lartë fertiliteti, por edhe performancë të lartë në prodhim e riprodhim.
  • Kampionët sjellin kampionë. Seleksionimi i prindërve më të mirë përsa i përket aftësive gjenetike në prodhim, riprodhim, shëndetësim, karakteristika të trupit, gjymtyrëve, gjirit, etj., kalon përmes një procesi disa vjeçar përzgjedhjeje dhe përshtatje të pasardhësve në kushte të caktuara terreni, klimatike, menaxhimi.

Pra, mbani parasysh se për çdo problem ka një dem elitar që ofron zgjidhje! 

Material biologjik të zakonshëm, apo një super elitë?

Përdorimi i super elitave natyrisht që shoqërohet edhe me një rritje të çmimit të shërbimit të inseminimit artificial. Duke marrë në konsideratë vlerën e materialit si dhe punën e inseminatorit, çmimi i një inseminimi me material super elitë mund të variojë nga 2,000 – 3,000 Lekë, ndërsa në kushtet e një materiali të zakonshëm ky shërbim është rreth 1,000 lekë. Pra, me përdorimin e super elitës ju shpenzoni nga 1,000 deri në 2,000 Lekë më shumë.

Por, cilat do të jenë avantazhet financiare të përdorimit të këtij materiali, krahas avantazheve të tjera të përmirësimit të racës?

Minimalisht përdorimi i demave super elitë për inseminim artificial, ju sjell një rritje prej 200 litër qumësht në laktacion. Duke përllogaritur çmimin mesatar të qumështit prej 40 Lekë për litër, ju do të keni 8,000 Lekë më shumë në fermë për lopë për çdo laktacion pasardhës.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me spermën e seksuar

Data e publikimit: 14/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË

Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë