REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Qumështi si një nga prodhimet kryesore të gjedhit, konsumohet pothuajse nga e gjithë popullsia në botë. Ai përbën një burim të shkëlqyer të kalciumit si për fëmijë dhe për të rriturit. E që lopët tuaja të prodhojnë qumështin e duhur, për të qenë të shëndetëshme dhe për të riprodhuar, duhet të marrin ushqimet që ju nevojiten. Për këtë qëllim, ato duhet të marrin të gjitha lëndët ushqyese përmes ushqimit të tyre.
Lopët kanë nevojë për ushqime që ju sigurojnë energji, proteina, fibra, për të rritur prodhimin dhe ruajtur gjendjen e tyre të shëndetëshme. Ndërkohë, ato kanë nevojë për një sasi të mirë të vitaminave dhe mineraleve, që ju ofrohen si përzierje me ushqimin.
Premikset nuk janë gjë tjetër, vetëm se një përzierje e përbërësve ushqyes që ndihmojnë lopët për të prodhuar qumësht dhe mish cilësor. Në përbërje të premikseve ju do të gjeni prani të mineraleve dhe suplemente që i ndihmojnë lopët të prodhojnë në sasi dhe cilësi të lartë.
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Premikset kanë aftësinë:
Këto avantazhe, premikset i sigurojnë përmes përmbajtjes së elementëve mineralë e vitaminikë si Vitamina A, Vitamina D3, Vitamina E, Vitamina B1, Niacina, Mangani, Hekuri, Zinku, Bakri, Jodi, Kobalti, Seleni, Soda, Lizina, Kalçiumi, etj.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Vlerat e Elementëve të Veçantë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumëRekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumëÇfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?
Lexo më shumëÇfarë elementësh duhet të përmbajë Plani i Biznesit?
Lexo më shumë