REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
PËRPARA SE TË FILLONI BIZNESIN ME GJEDHIN E QUMËSHTIT
Keni vendosur sesi do ta quani fermën tuaj? Keni menduar sesa do të jetë numri aktual i krerëve në fermë? Po numri në perspektivë? Keni planifikuar vendodhjen e fermës, parcelat për prodhimin e ushqimeve blegtorale, zonën ku do të ngrihet stalla dhe godinat e tjera ndihmëse? Keni marrë ndonjë informacion nga banorët e zonës mbi specialistët më të mirë, mbi tokat më të mirat, mbi eksperiencat e tyre në blegtori? Keni përgatitur një plan biznesi mbi aktivitetin?
Këto dhe shumë pyetje të tjera duhet të marrin përgjigje përpara se ju të merrni vendimin përfundimtar për fillimin e aktivitetit blegtoral.
Emri i fermës është ai që do t’ju bëjë të njohur dhe do t’ju shoqërojë përgjatë të gjithë jetës së biznesit tuaj. Ndaj, është e rëndësishme të përzgjidhni një emër tërheqës gjë e cila ju ndihmon në marketingun e fermës, të thjeshtë me qëllim që të mbahet mend lehtësisht nga të tjerët, si dhe një emër që i jep kuptim biznesit tuaj. Gjithashtu, emri duhet të jetë unik, pra ai nuk duhet të jetë përsëritje e emrit të një biznesi ekzistues të regjistruar.
Planifikoni të filloni një biznes në shkallë të vogël dhe me kalimin e viteve të mundësoni rritjen përmes të ardhurave dhe eksperiencës që do të fitoni. Filloni duke mbarështuar lopë të shëndetshme, ndoshta rreth 5 krerë, kthejini ato në burim fitimi, siguroni tregtimin e prodhimit dhe krijimin e të ardhurave që do t’ju mundësojnë zgjerimin e mëtejshëm të fermës. Por, nëse ju keni mjaftueshëm para dhe eksperiencë mund të filloni biznesin me një numër më të madh krerësh si rreth 30 apo 50 krerë.
Cilado të jetë madhësia e fermës që planifikoni të krijoni, mbani parasysh tokën në dispozicion, si për ndërtimin e stallës ashtu edhe atë për kultivimin e foragjereve për ushqimin e kafshëve.
Në varësi nga drejtimi i fermës, për mish apo për qumësht, përcaktoni shpenzimet e mundshme për fillimin e biznesit, duke patur parasysh se fermat për qumësht kanë shpenzime më të mëdha të cilat lidhen me sistemin e mjeljes, vend ndarëset, apo edhe ushqimin më cilësor.
Synoni që nga ferma të tregtoni qumështin, mishin, si dhe plehun. Me qëllim që të siguroni të ardhura të mira edhe nga shitja e mishit, aplikoni kryqëzimet e racave të qumështit me raca mishi tek lopët e skartimit, në këtë mënyrë ju do të siguroni të ardhura të konsiderueshme nga viçat meshkuj për shitje. Kryqëzimin me raca mishi mund ta aplikoni edhe në pjesën tjetër të tufës, por jo më shumë se përgjatë 2-3 vite, për aq kohë sa i keni lopët e qumështit në një moshë të mirë prodhimi dhe riprodhimi.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Dokumentacionin e nevojshëm për fillimin e një ferme.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëCilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumëRekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumëÇfarë elementësh duhet të përmbajë Plani i Biznesit?
Lexo më shumë