REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Përdorimi i premikseve është në sasi të vogla që përgjithësisht variojnë nga 100-200 gram për krerë në ditë. Kjo në varësi të llojit të premiksit dhe përbërjes së tij.
Rekomandimi për dozën e përdorimit, si dhe përmbajtjen e detajuar të premiksit paraqitet në etiketën e produktit.
Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Përzieni 10 kg premiks me 1,000 kg (ose 10 kv) ushqim
Duke përllogaritur që një lopë përafërsisht konsumon 18-20 kg ushqim në ditë, atëherë sasia e premiksit që i përket një lope është rreth 200 gram për krerë në ditë.
Konsiderojmë një çmim mesatar prej 3,700 lekë për një kovë me peshë 25 kg, pra 1 kg premiks kushton 148 lekë.
Ndërsa 200 gram (sa është dhe konsumi ditor për krerë) kushtojnë 29 lekë.
Referuar përfitimeve nga përdorimi i premikseve dhe kostos së tij ditore për krerë, ju rekomandojmë përdorimin pa hezitim të premikseve në tufën tuaj.
Me çmimet aktuale të qumështit për 85 lekë për litër dhe një prodhim prej 20 litër në ditë, pra një e ardhur ditore për krerë prej 1,700 lekë, shpenzimet ditore për premiks janë 1.7% e të ardhurave ditore të siguruara nga qumështi.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëCilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumëÇfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?
Lexo më shumëÇfarë elementësh duhet të përmbajë Plani i Biznesit?
Lexo më shumë