REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Çfarë duhet të synoni gjatë periudhës së tharjes?
Të ushqyerit gjatë kësaj faze ju siguron një lopë të shëndetshme, efiçente në riprodhim dhe prodhimin e dëshiruar;
Tharja zgjat 45-60 ditë;
Siguroni suplemente mineralë dhe vitaminikë për parandalimin e çrregullimeve metabolike;
Përmes të ushqyerit ruani të njëjtin kondicion trupor gjatë të gjithë periudhës. Mos i dhjamosni lopët!
Cilat ushqime mund të përdorni gjatë kësaj faze?
Të ushqyerit gjatë periudhës së tharjes ndikon në fillimin e laktacionit pasardhës, dhe shëndetin e tufës, ndaj mbani parasysh!
Silazh misri. Ushqeni lopët me 5-10 kg/krerë në ditë silazh në fazën e parë të tharjes dhe rreth 10-15 kg /krerë në ditë gjatë 2-3 javëve para pjelljes, kjo do të përmirësojë marrjen e ushqimeve si dhe funksionin e rumenit pas pjelljes.
Bar i Thatë. Në fillim të fazës së tharjes përdorni bar të thatë më pak cilësor, më tej 2-3 javë para pjelljes përdorni barin e thatë cilësor. Ushqimet më të përshtatshme për këtë periudhë përfshijnë barin e livadhit, jonxhës, kashtën e misrit ose sorgumit duke i pasuruar me suplemente.
Koncentratë. Përdorni drithra - misër, grurë, hime që ndihmojë në ruajtjen e nivelit të mikrorganizmave në rumen, uljen e problemeve me tretjen si dhe përshtatjen e sistemit tretës me konsumin e lartë të ushqimeve menjëherë pas pjelljes. Filloni fazën e tharjes me rreth 2 kg/krerë në ditë, duke e rritur sasinë deri në 4-5 kg/krerë në ditë.
Ushqimet mineralo-vitaminikë. Elementët mineralë dhe vitaminikë janë të rëndësishëm për lopët në tharje, pasi mungesa e tyre sjell mbajtjen e placentës; uljen e rezistencës ndaj infeksioneve si dhe rritjen e rasteve të mastitit. Gjatë kësaj periudhe bëni kujdes të ruani raportin Kalçium : Fosfor në nivelin 2:1. Përse nevojitet ky raport? Kontrolli i kalçiumit dhe fosforit është i rëndësishëm për parandalimin e ethes së qumështit. Gjithashtu, prania e Potasit siguron një përthithje më të mirë të Magnezit dhe mobilizim të Kalçiumit, duke ulur rastet e ethes së qumështit, mbajtjes së placentës, dhe reduktuar problemet e përgjithëshme të lopës gjatë pjelljes. Ju rekomandojmë ti kushtoni vëmendje pranisë në racionet ushqimore të mineraleve të tilla si Kalçium, Fosfor, Magnez, Potas, Natrium, Selen, Jod, Vitamin E.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi kujdesin shëndetësor të Lopëve në Fazën e Tharjes.